Boks MMA

DEKLARATA E PARË PAS ARRESTIT/ McGregor: Durimi është një virtyt mbi të cilin vazhdoj…

Donor McGregor ka bërë deklaratën e parë pas arrestit të së hënës. Ish-kampioni i UFC ka postuar një fotë në orët e para të së martës, vetëm disa orë pasi u lirua nga një rajon policor në Miami.

“Durimi është një virtyt mbi të cilin vazhdoj të punoj,” shkruan McGregor në Instagram. “I dua fansat e mi. Faleminderit të gjithëve.”

McGregor akuzohet se i ka përplasur nga dora celularin një personi në orët e para të mëngjesit pranë një klubi nate.

Mcgregor thuhet ta ketë shkelur celularin më pas, dhe është larguar. Viktima i ka thënë policisë se telefoni është dëmtuar dhe kishte vlerën 1,000 dollarë.

Ai ishte duke tentuar të bënte një foto të McGregor, kur luftëtari irlandez ja mori nga dora me dhunë.

McGregor u arrestuar gjysmë ore më pas dhe duhet të paguante 12,500$ për të dalë nga paraburgimi.

Related posts

2 XHUDISTETET KOSOVARE NË FINALE/ Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova sigurojnë medalje në Kinë

Isa.Autor

DUELI NDAJ DONALD CERRONE/ McGregor deklaroi se do të fitojë 80 mln dollarë, vjen reagimi i Dana White

Delo.autor

“KËTË SFIDË DO TA FITOJË…”/ Andy Ruiz bën parashikimin për duelin mes Fury dhe Joshua

Delo.autor

Leave a Comment