Boks Të tjera

Mayweather shijon pushimet duke parë yjet e NBA-së në “All Star Game”

Ish-boksieri Floyd Mayweather vazhdon të shijojë pushimet pas tërheqjes së dytë nga sporti dhe këtë fundjavë ka vendosur ta kalojë në Los Anxhelos, për të ndjekur eventin e “All Star Game” të organizuar nga NBA. Ai ka qenë ditën e shtunë në stadiumin “Staples Center” për të ndjekur eventin e gjuajtje nga distanca dhe të zhytjeve, duke u ulur në radhën e parë. Ndërkohë që, ai do të jetë i pranishëm edhe për të parë duelin e madh të “LeBron Team” ndaj “Curry Team”, ku do të luajnë yjet e basketbollit amerikan.

Mayweather, i pamposhtur në karrierën e tij si boksier (50 fitore e asnjë humbje) i ka ndjekur sfidat e mbrëmjes së djeshme nën shoqërinë e DJ Khaled, ndërkohë që pranë tyre ka qenë një listë personazhesh “vip”, si Mark Wahlberg, Chris Rock, Lisa Leslie dhe Julius Erving. Boksieri 40-vjeçar nuk zhvillon një përballje në ring që prej gushtit të vitit të kaluar, kur mundi në Las Vegas me “KO teknik” kampionin e arteve marciale mikse Conor McGregor, sfidë nga e cula fitoi 300 milionë dollarë.

 

Mëngjesin e nesërm do të zhvillohet përballja klasike e yjeve të NBA-së, ku nga njëra anë do të jenë basketbollistët e përzgjedhur nga LeBron James si Kevin Durant, Russell, Westbrook e Paul George. Ndërsa nga ana tjetër, në ekipin e Stephen Curry, do të jenë të tjerë ikona të NBA-së si Klay Thompson, Draymond Green etj. Kjo përballje ka zëvendësuar sfidën klasike mes dy Konferencave, por pavarësisht ndryshimit të emërtimit, Floyd Mayweather do të jetë i pranishëm për të ndjekur këtë sfidë.

Related posts

Nadal dhe Cilic në çerekfinale të Australian Open

Q.Autor

KA NJË MESAZH PËR JOSHUAN/ Fury: Nuk dueloj kurrë me ty po nuk plotësove këtë kusht

Delo.autor

NBA/ Lajme të mira për Lakers nga infermieria, Davis dhe LeBron gati për rikthimin

Delo.autor

Leave a Comment