Futboll Seria A Sport

RIHAP DEBATIN PËR STOLIN “KUQEZI”/ Gattuso kundër: Ju do ta mësoni të ardhmen time brenda…

“Ju do ta mësoni të ardhmen time brenda dy muajve. Në fund të sezonit do të them atë që mendoj dhe se çfarë do të bëj në të ardhmen”,me këto fjalë dhe një qëndrim të zi si kurrë më parë trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso rihapi diskutimet për stolin e kuqezinjve në fund të këtij sezoni.

Mediet në Itali kanë bërë me dije se trajneri ndihet i vetëm dhe nuk ka mbështetjen e drejtuesve të klubit në momentin që nuk marrë rezultatet e duhura me skuadrën, sidomos pas humbjes në derbi ndaj Interit.

“Corriere della Sera” bën me dije se pa një vend në zonën Champions në fund të sezonit, Gatusso është i larguar 100% nga drejtimi i Milanit edhe pse ka kontratë edhe për dy sezonet e ardhshme.

Ndërkohë “La Republica” shkruan se Leonardo ka kthyer hijet e tetorit të kaluar, teksa hapi disa sondazhe për afrimin e Arsene Wenger te kuqezinjtë. E njëjta situatë duket edhe tani, drejtori teknik duket se e ka të qartë strategjinë që do ndjekë, kontaktet nuk i ka filluar ende me ish-trajnerin e Arsenal, por po pret momentin e duhur dhe ecurinë e skuadrës në kampionat për të marrë një vendim për sezonin e ardhshëm.

Related posts

FRIKË NGA SHTYRJA/ Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt Buenos Aires në prag të “Superclasicos”

Isa.Autor

Talenti i shumëkërkuar merr lejen për t’u larguar nga Bordeaux

Q.Autor

Koment nga gazetari serb: Zemërimi i serbëve ndaj festimeve të futbollistëve shqiptarë është hipokrit

Sadik.Autor

Leave a Comment