Basketball

BASKETBALL/ Sfidë e fortë për play off, 5 ekipe sigurojnë çerekfinalet e Euroleague

Shkon në 5 numri i skuadrave të kualifikuara në çerekfinalet e Euroleague, pas ndeshjeve të raundit të 29-të. Barcelona, pas fitores 95-83 ndaj Buducnost është kualifikuar për më tej. Një ndeshje e dominuar nga ekipi spanjoll, ku diferencën në parket e bëri Hanga, që realizoi 18 pikë. Skuadra e CSKA-së fitoi derbin moskovit me Khimki, duke triumuar 80-72. Për Khimki u dallua Shved, shënuesi më i mirë me 17 pikë, por ai që vendosi ishte kolektiviteti i CSKA-së, me 11 lojtarë që shënuan në koshin rival.

Real Madrid fitoi 74-73 në sekondat e fundit ndaj Panathinaikos, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Edhe pse grekët e nisën mirë ndeshjen (Calathes 14 pikë), në fund u dorëzuan. Për “los blancos” u dallua Tavares me 14 pikë. Skuadra e Fenerbahce, që kryeson renditjen e Euroleague, fitoi 104-90 ndaj Armani Milano (Ali me 23 pikë e Kalinic 22), ndërsa ekipi tjetër turk i Darussafaka Stamnboll mundi 95-83 Bayern (Douglas 26 pikë).

Euroleague – Raundi i 29-të

Panathinaikos – Real Madrid, 73-74

Maccabi Tel Aviv – Gran Canaria, 90-55

Armani Milano – Fenerbahce, 90-104

Barcelona – Buducnost, 95-83

Khimki Moskë – CSKA Moskë, 72-80

Darussafaka Stamboll – Bayern Mynih, 92-87

Related posts

LUFTA NË UKRAINË/ Britania e Madhe ndalon ekipin e basketbollit bjellorus të ndeshet me skuadrën angleze

Delo.autor

Durant i jep fitoren Warriors, Oklahoma “fluturon” me Westbrook

Q.Autor

COVID-19/ 72 basketbollistë të infektuar, NBA mendon ndërprerjen e kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment