Futboll Sport

E BUJSHME/ Maradona ka edhe tre fëmijë të tjerë në Kubë, ja çfarë pritet

Jepi babi, mungojnë edhe 3 për të bërë një skuadër futbolli. Ti mund t’ia dalësh”. Vajza Giannina e ka komentuar me një mesazh ironik në Instagram lajmin bombë të dhënë nga e përditshmja argjentinase “Clarin”: Diego Armando Maradona duket se ka edhe 3 fëmijë të tjerë në Kubë.

Sipas kolegëve amerikanojugor, ish-idhulli i Napoli-t dhe trajneri aktual i  ekipit meksikan Dorados, pritet në ishull për t’u paraqitur në gjyq dhe për t’iu nënshtruar testit të ADN-së. Konfirmimi i lajmit ka ardhur edhe nga miku dhe avokati i “Pibe de Oro”, Matias Morla: “Diego ka tre fëmijë në Kubë, të cilët do t’i njohë pas testit të ADN-së që do ta zhvillojë pasi të kthehet në ishull. Janë të tre femrave të ndryshme”. Pas Dalma, Giannina, Diego Junior, Jana dhe Diego Fernando, Maradona mund të arrijë në kuotën e 8 fëmijëve.

Në pritje për të njohur rezultatet e testit të ADN-së, Maradona po rikuperon nga problemet shëndetësore dhe po i kushton pak kohë nipërve. Pasi ka dalë nga klinika argjentinase e Olivos, ku u shtrua për një hemorragji në stomak, trajneri i Dorados ka marrë pjesë muajin e kaluar në pagëzimin e nipit Diego Matias, djali i Diego Junior.

“Nuk kam dyshime se do të jetë një gjysh shumë i mirë, sepse ka qenë  një baba i mirë për mua nga momenti që kemi gjetur njëri-tjetrin”, ka thënë Diego Junior në  një intervistë të dhënë për “Chi”. “Kur lindi djali im, ai ishte jashtë vendit për punë. Megjithatë, ka ardhur menjëherë këtu për ta përqafuar pak ditë më mbrapa. Mendoj se do të jetë një gjysh i dashur dhe i kujdesshëm”.

Related posts

U LARGUA NGA STOLI I JUVENTUS/ Nisin kontaktet me Allegrin rivalët e Liverpool…

Delo.autor

“TRIUMFI I ITALISË FALË DY LOJTARËVE”/ Rummenigge: Dybala dhe Chiesa ishin afër Bayern, por…

Delo.autor

SKPEKTAKOLARE/ “Tango” në finalen e Libertadores, sot akti i parë i Boca Juniors-River Plate

Isa.Autor

Leave a Comment