Moto GP

MOTO GP “BOTËRORI 2019″/ Rossi nga PARAJSA në FERR, provat e lira konfirmojnë DOMINIMIN e spanjollit

Dy sesionet e provave të lira të zhvilluara sot në pistën e Losail, në Katar, kanë qenë me dy pamje për Valentino Rossi. Piloti i Yamaha ishte më i shpejti gjatë paradites, por gjatë pasites paraqitja e italianit ishte një katastrofë, duke u renditur i 17-ti. Ai që dominoi në sesionin e dytë, duke dhënë kohën më të shpejtë në pistë, ishte Marc Marquez, me Honda.

Piloti spanjoll, kampion i botës në fuqi, dha kohën 1’53”380 me motorin Honda, duke lënë pas patriotin e tij Maverick Vinales me Yamaha. Në vendin e tretë u rendit australiani Jack Miller me Ducati Pramac. Dobët u paraqit edhe Andrea Dovizioso me Ducatin zyrtar, i gjashti, ndërsa Jorge Lorenzo me motorin tjetër Honda u klasifikua në vendin e 11-të, shumë larg Marquez.

Të shtunën, në orën 18:00 (me orën shqiptare) do të nisin provat zyrtare për “pole position” në pistën e Losail, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Katarit. Kjo është gara e parë sezonale në Moto GP për vitin 2019.

Related posts

E PABESUESHME NË MOTO GP/ Piloti Marquez pëson një tjetër aksident, ja gjenda e tij shëndetësore (VIDEO)

Delo.autor

MOTO GP/ Marquez sërish në spital pas operacionit: Nuk rikthehem më…

Delo.autor

MOTO GP/ Yamaha më e shpejta në provat e lira, Marquez nuk zbret në pistë

Delo.autor

Leave a Comment