Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NË SPANJË/ Barcelona kthehet 29 vite mbrapa për “El Clasico”-n, ja arsyeja (FOTO)

Barcelona do të luajë sërish në “Bernabeu” kundër Real Madridit, të shtunën për javën e 26-të të La Liga-s. Një “El Clasico” në diferencë prej tre ditësh, ku katalanasit u kualifikuan për në finalen e Copa del Rey duke fituar 3-0 në ndeshjen e kthimit, pasi në të parën barazuan 1-1.

Për këtë ndeshje skuadra katalanase ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamje. Në fushë do zbresin me një fanellë ndryshe nga se i kemi parë këtë sezon. Do të jetë një kthim pas në kohë, pritet që Barcelona të veshë fanellën e vitit 1990, duke qenë se bëhet 20 vjet nga marrëveshja me kompaninë “Nike”.

Zgjedhje e guximshme, si iu duket?!

Related posts

SFIDA NDAJ FRANCËS/ Punime në fushë e në fasadën jashtë, i jepet dora e fundit “Air Albania”

Delo.autor

KËRKOHEJ ME ÇDO KUSHT NGA TRAJNERI ZIZU/ Ramos fton mesfushorin te Real: Dyert janë gjithmonë të hapura për…

Delo.autor

FERONIKELI “PËRBINDËSH”/ Rrëmben kupën dhe i bën nder Prishtinës

F.autor

Leave a Comment