Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NË SPANJË/ Mediat katalanase: Tjetër rinovim kontrate me Messin, deri më….

Shtypi në Barcelonë është i ngarkuar me disa çështje këtë të shtunë, por kryesorja a të bëjë me rinovimin e Lionel Messit. Në “turneun” e tij të fundit të intervistave për media të ndryshme, Josep Maria Bartomeu ka njoftuar tashmë synimin e tij për të rinovuar edhe një herë me yllin argjentinas, para përfundimit të mandatit të tij si president.

“Mundo Deportivo” shton në numrin e sotëm se ky negociim do të fillojë sezonin e ardhshëm dhe kontrata aktuale e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” nuk do të skadojë në fund të sezonit 2020-2021, por në vitin 2023. Megjithatë, Messi nuk është e vetmja çështje merkatoje në shtypin e Barcelonës. Sipas “Sport”, Florentino Pérez po përgatit 350 milionë euro për të nënshkruar me Neymar.

Edhe pse lojtari ka thënë kohët e fundit se e kishte përmbushur “ëndrrën spanjolle” duke luajtur me Barcelonën, nuk e ka mbyllur përfundimisht derën për klubin bardhë. Florentino Perez mund të provojë përsëri, për të tretën herë, nënshkrimin me yllin brazilian. Me Neymar, kreu i klubit të bardhë beson se “shkelmon” krizën e këtij sezoni pa asnjë trofe dhe nuk e lë më “jetim” repartin e sulmit, pas largimit të CR7.

Related posts

STATISTIKAT/ Nuk ndodhte që prej zbarkimit të tij në Itali, Dzeko arrin rezultatin e veçantë me fanellën e Interit

Delo.autor

NDRYSHIMI I EMRIT DHE LOGOS SË INTER/ Zyrtari i lartë i “Zikaltërve” komunikon qëndrimin e klubit

Delo.autor

BESIM DHE ENTUZIAZËM/ INTERI përgatitet për një sezon spektakolar, si viti i “tripletës”

Isa.Autor

Leave a Comment