Futboll Gossip Sport

HISTORIA E DASHURISË/ 11 vite më e madhe se Ibra, si e bëri për vete suedezi bashkëshorten

Ju mund të keni menduar se nuk ka njeri që mund ta zbusë Zlatan Ibrahimoviçin, por suedezi  ka një pikë të dobët, dhe kjo është gruaja e tij. Helena Seger, gruaja e sulmuesit të Milanit dallon shumë nga bashkëshortet tjerat të futbollistëve. Është e thjeshtë dhe nuk ekspozohet në rrjetet sociale siç bëjnë të tjerat.

auto_51588943773

Ajo është 11 vjet më e madhe se Zlatan teksa është një sipërmarrëse e suksesshme dhe shumë besojnë se ajo është përgjegjëse për sukseset e mëdha të Ibrahimoviçit, të cilat e bënë atë një nga sportistët më të pasur në botë.

Kjo bjonde e bukur nuk pëlqen të ekspozohet në media, nuk publikon foto provokuese nga destinacionet luksoze në rrjetet sociale, nuk mburret me rroba të shtrenjta, këpucë, çanta … Shkon në ndeshjet e bashkëshortit të saj për të brohoritur, për asnjëherë në qendër vëmendje. Kur takoi Ibrahimoviçin, ajo ishte një grua e suksesshme. Helena kishte një karrierë dhe një punë të shkëlqyeshme.

auto_11588943776

“Kur takova Zlatan, ai ishte 21 vjeç dhe unë 32 vjeç, kisha një karrierë dhe pasuri dhe nuk kisha nevojë për një lojtar futbolli për të më ushqyer. Unë isha e pavarur dhe ai nuk ishte as tipi im. Herën e parë që e pashë, ai bllokoi Mercedesin tim me Ferrarin e tij, unë vetëm pashë hundën e tij të madhe dhe një orë ari në dorë. Unë isha në humor të keq dhe i bërtita tij. Mendoj se ai e pëlqeu atë dhe arriti të më ‘mashtroi’”, zbuloi Helena.

auto_21588943802

Kjo takim ndryshoi jetën e tyre përgjithmonë! Zlatan fillimisht pati probleme të shoqërohej me një femër 11 vjet më të madhe si Helena, e cila kishte bukuri, zgjuarsi dhe një qëndrim të vendosur, por me kalimin e kohës gjithçka erdhi në vete.

auto_31588943781

Pas katër vitesh lidhje, lindi djali i tyre i parë Maksimilian, dhe dy vjet më vonë ata patën një djalë tjetër – Vinsent. Është e vështirë që të lexosh një koment negativ për partneren e Ibrës, teksa shumica e etiketojnë atë si një grua elegante dhe me shumë.

auto_41588943778

Related posts

PAS MBLEDHJES SË LIGËS PROFESIONISTE/ Edvin Libohova: Duhet gjetur gjuha e përbashkët, rrezikohet…

Delo.autor

KORONAVIRUSI “PARALIZON” TENISIN/ Shtyhen për vitin tjetër dy turnetë më të mëdha ekipore

Delo.autor

INVESTIMET E DYSHIMTA/ 500 milionë euro gabime, 9 “dështimet” e Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment