Futboll Sport

SHALL LESHI DHE NUMRI 8-TË/ Ja kuptimi i Logos së Kupës së Botës “Katar 2022”

Kanë mbetur më shumë se 3 vite nga starti i Kupës së Botës 2022. Katari është vendi pritës, duke u bërë shteti i parë arab që pret një kompeticion të përmasave të tilla.

Por kjo nuk është e veçanta e vetëm e këtij turneu. Si radhë herë, Kupa e Botës do të organizohet në dimër, duke u bërë kështu turneu i parë që nuk zhvillohet gjatë muajve të verës.

Ndërkohë, organizatorët kanë zbuluar edhe Logon Zyrtare të Kupës së Botës 2022. Logoja e vitit 2022 është i përbërë nga numri tetë, që tregon numrin e stadiumeve që do të luhen ndeshjet në Katar gjatë turneut.

Simboli i pafundësisë pasqyron trashëgiminë e pafundme që Katari ka për t’i treguar botës gjatë këtij turneu.  Ndërkohë, për të ndërtuar logon është përdorur një shall leshi, çka sinjalizon Kupën e Parë Botërore që do të mbahet në dimër.

Related posts

PAS RONALDOS/ Juventus kërkon ti rrëmbejë Barçës një super lojtar

Isa.Autor

“NËSE NUK ARRIJMË OBJEKTIVAT, JAM I PARI QË…”/ “Shpërthen” Zidane: Nuk e meritoj një trajtim të tillë

Delo.autor

E BUJSHME/ Nuk bën pjesë më në planet e së ardhmes, Juventus nxjerr në shitje sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment