Futboll Kategoria Superiore Sport

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Armand Duka: Nëpërmjet ndryshimeve ligjore mund të…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli në tryezën e mbajtur për zgjidhjen e problemeve në futbollin shqiptar, ku kërkoi mbështetjen e qeverisë shqiptare, për ndryshimet në kodin ligjor, për rregullimin e futbollit.

“Futbolli lartëson emrin e një vendi dhe nëse menaxhohet mirë sjell të ardhura të konsiderueshme. Ka pasur paketë me ligje për nisëm e një kryerje të njëkohshme të ndërhyrjeve por që nuk u realizuan. Nëpërmjet ndryshimeve ligjore mund të zgjidhim disa probleme siç janë formalizimi, taksat fiskale, lehtësira në ligjin e sponsorizimit.

Modernizimi kalon nëpërmjet investimeve dhe duke pasur stadiume moderne, do të rrisë tregun dhe uroj të kemi më shumë. Prania e tifozëve do të jetë më e madhe. Problemet në futboll nuk janë vetëm të sportit por të shoqërisë. Shpresoj që ky takim të jetë takim shtyse dhe uroj më të mirën. Nëse ka vullnet politik, mund të zgjidhet gjithçka. Edhe unë nuk jam dakord që bashkitë të paguajnë rrogat për futbollistë dhe klube të klube.

Ju pak a shumë na i dhatë dritën jeshile. Besoj se me këto ndryshime do e kthejmë futbollin në një biznes fitimi. Mjafton vullneti. Në qoftë se kemi vullnet pozitiv, gjithçka mund të zgjidhet. Është e pamundur të ruajmë rendin me civilë. Ne kishim kamerat e të gjithë televizioneve, në “Selman Stërmasi”, kur u dhunua fotografi, por nuk u dënua njeri. Kemi nevojë për policinë.”, u shpreh Duka.

Related posts

Statistikat, Milan nuk ka fituar kurrë në “Juventus Stadium”

Sadik.Autor

TËEMETI TRAGJIK/ Ekipi i Napolit: Mendimet e të gjithëve janë me njerëzit e Shqipërisë (FOTO)

Delo.autor

MPOSHTET NË STAMBOLL/ Shqipëria i dhuron fitoren Turqisë

Delo.autor

Leave a Comment