Futboll Sport

PAS FTESËS NGA FLORENTINO PEREZ/ Zidane refuzon stolin tek Real Madridi, ja shkaku

Nuk ka kthim të Zinedine Zidane te Real Madridi. Sipas “El Pais”, francezi e ka refuzuar ftesën për t’u ulur përsëri në stolin e “Los Blancos”, menjëherë. Dhe prapa këtij refuzimi mund të jetë Juventusi.

Pavarësisht nga fitorja e së dielës ndaj Valladolid, në fakt pozita e Solarit, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, mbetet e pasigurt. Zëvendësuesi i argjentinasit, megjithatë, nuk do të jetë Zidane, i cili, për më tepër, nuk është kontaktuar direkt nga Florentino Perez. Marrëdhëniet me presidentin e bardhë mbeten të ftohta, pas lamtumirës së verës së kaluar.

Ndër arsyet e refuzimit të Zidane për t’u kthyer te Real Madridi, sipas “El Pais”, mund të jetë një ofertë zyrtare e marrë nga Juventusi. Bardhezinjtë janë gati për t’i vënë një kontratë në tavolinë deri në vitin 2022 ish-futbollistit të vet.

Related posts

PAS ZYRTARIZIMIT TË BALOTELLIT/ Marseille nuk ndalet në merkato, kërkon mbrojtësin e Seria A…

Delo.autor

Dëmtimi i rëndë i BRAVOS/ Man City PRANË AKORDIT me ish-portierin e LIVERPOOLIT

Isa.Autor

CHAMPIONS / Gjyqtari dhe Qarabag eliminojnë Kukësin, tani në Europa League

Isa.Autor

Leave a Comment