Futboll Seria A Sport

“MAROTA DO ULET NË TAVOLINË TË…”/ Interi në sulm, ja dy kandidatët për post-Ikardin

“La Gazzeta dello Sport” raporton se zikaltrit janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e Edin Xhekos, i cili është më i preferuari për të mbërritur në Milano, ndërsa një pistë tjetër mbetet ajo e Duvan Zapata.

xheko

Gjithsesi pas 20 prillit, kur të ketë përfunduar ndeshja InterRoma dhe rruga për në Champions do të jetë më e qartë, drejtuesi Marota do të ulet në tavolinë të negociojë me klubin verdhekuq. Nga ana e tij, bomberi boshnjak mësohet të ketë dhënë miratimin e tij për të kaluar në Milano dhe marrëveshja që u arrit për Raxha Naingolanin vitin e kaluar është një sinjal se klubet dinë si të gjejnë konsensus. Roma kërkon të paktën 30 milionë euro për sulmuesin, mirëpo Inter në anën tjetër nuk ofron më shumë se 25 milionë, duke parë që Xheko është 33 vjeç.

Duvan+Zapata+Atalanta+BC+vs+FC+Copenhagen+02ztryYJausl

Për më tepër që kontrata e sulmuesit skadon në qershor të vitit 2020 dhe Roma mund ta humbasë pa para sezonin e ardhshëm. Pista tjetër, megjithëse jo aq e nxehtë, është ajo që çon drejt Bergamos. Duvan Zapata është një tjetër objektiv për sulmin e skuadrës së Spaletit, por gjithçka për kolumbianin do të vendosët kur Interi dhe Roma të ballafaqohen për çështjen “Xheko”.

Related posts

ZYRTARE/ Hapi i madh në karrierë, talenti Bajrami arrin akordin me Benfica-n

Delo.autor

STATISTIKAT/ Barcelona tregon muskujt para sfidës me Real Madrid, “El Clasico” është si në kohët e arta

Delo.autor

Festa e trajnerit të Kroacisë pas ndeshjes po bën xhiron e botës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment