Futboll Sport

I THUR ELOZHE YLLIT TË BARCELONËS/ Mourinho: Është më i nënvlerësuari në botë, duhet të…

Zhoze Murinjo shquhet për deklaratat e tij bombastike, që shpeshherë kanë krijuar polemika. I ftuar në studion e “beIN Sport”, portugezi ka analizuar paraqitjen fantastike të Barcelonës në klasiken ndaj Realit, teksa nuk i ka kursyer elozhet ndaj kroatit Rakitiç, i cili për Murinjon është një nga lojtarët më të nënvlerësuar në botë.

“Kjo nuk është kritikë, por kompliment. Ata (Barcelona) nuk luajnë në mënyrë fenomenale, por janë solidë. Ndoshta më shumë solidë se në sezonet e kaluara. Dinë se si të mbrojnë, si të jenë një ekip i bashkuar. Nuk janë aq të bukur sa njerëzit dëshirojnë, por ata janë duke fituar ndeshjet. Kur të luajnë në Champions ndaj ekipeve të mëdha në çerekfinale apo gjysmëfinale, Barcelona i ka të gjitha mundësitë, pasi janë solidë në mbrojtje dhe Ter Shtegen bëhet edhe më i mirë sezon pas sezoni.

Para se të largohem më lini që të them diçka që kam kohë që dua ta shpreh. Për mua Rakitic është futbollisti më i nënvlerësuar në botë. Është fantastik në çdo nivel. Bën një punë fantastike në krahun e Mesit, vrapon kilometra të tëra. Në zotërimin e topit është fantastik, i thjeshtë dhe efektiv. Është lojtari më i nënvlerësuar, dua të them këtë sepse shpesh flitet për emra të mëdhenj dhe Rakitic është një prej tyre. Duhet që të bëjë më shumë në Instagram dhe rrjetet e tjera sociale. Kjo është e rëndësishme, por ai nuk është i mirë në këtë aspekt, por në fushën e lojës”, shprehet Murinjo.

Related posts

Legjenda sulmon Mou: Goja e tij është jashtë kontrollit, po e TURPËRON klubin

Isa.Autor

REVISTA AMERIKANE/ “FORBES” zbulon sportistët më të paguar në vitin 2018 (FOTO)

Delo.autor

SHOKOHEN KATALANSAIT/ Real Sociedadi ka arritur të kalojë në avnatazh kundër Barcelonës.

Isa.Autor

Leave a Comment