Futboll Seria A Sport

ICARDIT PO I SOS DURIMI TEK INTERI/ Presidenti Zhang do e “burgosë” në Kinë, ja sa “dënohet”

Mauro Icardi po i sos durimin drejtuesve të Inter, për këtë do të ketë një vendim shumë shpejt në lidhje me çështjen që është krijuar në klub për sulmuesin argjentinas.

“Corriere Dello Sport” ka bërë me dije se një plan i presidentit Jingdong Zhang është që të marrë të njëjtat masa që mori dikur për brazilianin Ramires, të cilin e transferoi te skuadra tjetër e kompanisë së tyre, Jiangsu Suning.

Plani është që të shitet në merkaton e verës, por çmimi do jetë i përcaktuar nga Inter dhe presidenti Zhang dhe nëse një ofertë e duhur nuk vjen në drejtim të tij, atëherë Icardi do të mbetet zikaltër deri në fund të kontratës së tij, por do të transferohet në Kinë, te skuadra e Jiangsu Suning.

Një takim mes Steven Zhang dhe Mauro Icardi është projektuar për ditët e ardhshme dhe nëse nuk gjendet një zgjidhje për këtë situatë, do jetë Jingdong ai që do marrë situatën në dorë dhe do dënojë ish-kapitenin duke e djegur deri në fund të vitit 2021 në Kinë.

Related posts

GARDIANI HOLANDEZ/ Barcelona gjen portierin e së ardhmes, do të kushtoi…

Isa.Autor

U TRANSFERUA KËTË VERË TEK “DJALLI/ Ka emër religjioz, i lumtur te Milani. Ja rrëfimi prekës i Tomori

Delo.autor

E FUNDIT/ Inter-Liverpool mund të luhet në fushë neutrale. Faji i vaksinimit, UEFA e bezdisur

Delo.autor

Leave a Comment