Futboll Seria A Sport

RREZIKON VENDIN CHAMPIONS/ Milan piketon si pasues të Gattusos trajnerin shqiptar…

Milani ka nisur “gjuetinë” për të gjetur trajnerin e ardhshëm. Marrëdhënia me Gattuso duket se është kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme, aq sa edhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve (edicioni i ardhshëm) mund të mos mjaftojë për ta vijuar bashkëpunimin. Leonardo, Maldini dhe Gazidis janë vënë në punë për trajnerin e ri, sepse nuk mund të gjenden të papërgatitur. Emri i ri, i cili është vlerësuar për një kohë të gjatë nga kuqezinjtë, është ai i Gian Piero Gasperinit, aktualisht rival i tyre deri në fund në Serie A për një vend në Champions.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, Leonardo dhe Gazidis, në veçanti, janë të mahnitur nga puna e Gasperinit tek Atalanta, ku drejton edhe dy shqiptarët tanë, Etrit Berisha dhe Berat Djimsiti. Ajo është në sytë e të gjithëve. Ish-menaxherit të Arsenalit i pëlqen veçanërisht fakti që të gjithë lojtarët, nën drejtimin e këtij trajneri, janë rritur në mënyrë eksponenciale, duke rritur gjithashtu çmimin e kartonit të tyre.

Milani, veçanërisht në rast të dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, do të ketë nevoja ekstreme për të pasur fitime kapitale, që të rregullojë marrëdhëniet e “fair play financiar” me UEFA-n.

Pengesa e madhe qëndron tek Atalanta, klub i cili nuk dëshiron ta privojë veten nga Gasperini. Trajneri ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe në rast të kualifikimit në Champions, ai do të dëshironte ta vazhdonte “martesën” me krijesën e vet. Nuk mund të jetë ndryshe, kur flitet për kompeticionin më të rëndësishëm në botë për klubet.

Related posts

RAYO VALLECANO-REAL MADRID/ Anceloti: Basti për titull? Jemi duke bërë mirë në kampionat dhe…

Delo.autor

SËRISH TENSION TEK INTERI/ Wanda provokon: Icardi, ligësi nga brenda skuadrës

Delo.autor

KATEGORIA E PARË/ Kalojnë 30 minuta lojë, Vllaznia zbllokohet në shtëpi ndërsa Dinamo “ngec”

Isa.Autor

Leave a Comment