Europa League Futboll Sport

KUALIFIKUESET E “EURO 2020″/ Ja risitë që duhet të dini për këtë kompeticion unik

Prej 21 marsit fillojnë kualifikueset e Euro 2020 dhe do jetë ndeshja Kazakistan-Skoci e programuar për në orën 16:00 ndeshja që do ngrejë siparin e rrugës për në Europian.

Do të jenë 55 shtete që do të konkurrojnë për 20 vende të lira që ka edicioni i Europiani i vitit të ardhshëm. Kompeticioni do të fillojë më 12 qershor dhe përfundon më 12 korrik, ndryshe nga herët e tjera, ndeshjet do të zhvillohen në 12 shtete të ndryshme.

Londra, Dublini, Roma, Baku, Shën Petersburg, Kopenhagen, Amsterdam, Bukuresht, Bilbao, Mynih dhe Budapest, janë epiqendrat e futbollit për këtë kompeticion, me stadiumin “Wembley” që do të presë 7 ndeshje, tre në fazën e grupeve, një në 16 më të mirat, dy gjysmëfinalet dhe finalen e madhe.

Si funksionon kualifikimi?

Janë 10 grupe me nga 5 dhe 6 skuadra, teksa dy skuadrat që do të renditen në krye të grupit shkojnë direkt në Europian, po ashtu vendi i tretë më i mirë siguron një biletë bashkë me 20 skuadrat e tjera.

Ndeshjet e para janë me 21-23 mars 2019 dhe ndeshjet e fundit janë më 17-19 nëntor 2019.

Çfarë ndodh me skuadrat që siguruan fazën “play-off’ nga Liga e Kombeve?

16 skuadrat që u renditën në krye të grupeve të tyre në Ligën e Kombeve të ndara në 4 liga sipas rezultateve të kombëtareve, do të kenë një shans më shumë për t’u kualifikuar për në Eurpopian nëse nuk ia dalin të zënë vend direkt nga faza kualifikuese që nis tani.

Liga A: Portugali, Angli, Zvicër, Holandë

Liga B: Ukraine, Danimarkë, Bosnja-Hercegovina, Suedi

Liga C: Finlandë, Norvegji, Skoci, Serbi

Liga D: Gjeorgji, Bjellorusi, Maqedoni, Kosovë

Pas kualifikueseve të Euro 2020 do të mbahen ndeshjet e fazës “play-off” të Ligës së Kombeve. Nëse një skuadër nga këto të 16-ta nuk ia ka dalë të kualifikohet për në Europian do të ketë shansin që të luajë në gjysmëfinale dhe finale për t’u renditur si skuadra fituese e ligës ku bën pjesë.

Psh. Nëse Kosova nuk ia del të kualifikohet për në Europian, atëherë “dardanët” duhet që të fitojnë në ndeshjen ndaj Maqedonisë në gjysmëfinale dhe të fitojnë finalen ndaj fitueses në ndeshjen Gjeorgji-Bjellorusi. Nëse arrin të fitojë këto ndeshje dhe shpallet më e mira e Ligës D, atëherë Kosova e siguron një vend në Europian.

Shanset për kualifikim?

Shoqëria “Gracenote World Football Ranking” që merret me të dhënat dhe statistikat e futbollit ka bërë një përllogaritje të skuadrave që kanë më shumë shanse për të arritur një kualifikim direkt për në Europian.

Sipas saj: Franca, Belgjika, Spanja, Anglia, Holanda, Portugalia, Gjermania dhe Kroacia kanë shanse më shumë se 80% për t’u kualifikuar direkt për në Europian.

Skuadrat me shanset më të larta për t’u kualifikuar direkt:

Zvicra, Italia, Danimarka, Austria, Bosnja-Hercegovina, Polonia, Serbia, Rusia, Republika Çeke, Uellsi, Suedia dhe Turqia janë skuadrat e tjera që kanë më shumë shanse për të kompletuar 20 skuadrat që do shkojnë në Euro 2020.

Related posts

“KORONAVIRUSI E KA BASHKUAR EKIPIN”/ “Gladiatori” Gjasula: jam i bindur se ia dalim për në Botëror

Delo.autor

SHKËLQEN NË DANIMARKË/ Muçolli dhuron spektakël dhe ndëshkon Sonderjyske me një “RRAKETË” (VIDEO)

Delo.autor

Rummenigge takohet me përfaqësues të Realit, nuk do ta besoni për çfarë u diskutua

Sadik.Autor

Leave a Comment