Futboll Sport

RIKTHIMI I ZIZU TEK “LOS BLANCOS”/ Ancelotti analizon: Zidane dhe Real Madridi janë bërë për…

Carlo Ancelotti ka ofruar mbështetjen e tij të plotë ndaj vendimit të Real Madridit për ta rikthyer Zinedine Zidane në stol, duke këmbëngulur se bëhet fjalë për një “martesë të përsosur”. Zidane, i cili ka luajtur 225 ndeshje për klubin e bardhë në mes të viteve 2001 dhe 2006, tashmë e kishte provuar rolin e trajnerit të mbretërorëve spanjollë, para se të largohej në fund të sezonit 2017-2018.

“Divorci” i verës së kaluar ishte surprizë për të gjithë, edhe për vetë presidentin Florentino Perez, sepse francezi largohej nga puna mjaft i suksesshëm, pasi kishte fituar tre Champions radhazi. Megjithatë, “Zizou” është kthyer në krye të “Los Blancos”, pas shkarkimit të Santiago Solarit dhe Julen Lopetegui, të cilët nuk u ngjitën në lartësitë e pritshmërive.

Carlo Ancelotti, i cili ishte gjithashtu trajner i gjigantëve të La Liga-s, në mes të viteve 2001 dhe 2015, beson se Zidane është njeriu ideal për klubin madrilen, në një periudhë të tillë të rrëmujshme. Zidane kthehet me vetëdije dhe unë nuk shoh ndonjë rrezik të afërt për të. Askush nuk mund ta bëjë atë përgjegjës për ndonjë gjë, bazuar në rezultatet e pjesës së mbetur të sezonit– tha italiani për “France Football”.

Do të jetë i qetë për disa muaj dhe ky është një aspekt i rëndësishëm. Është një situatë kaq e rrallë, që nuk duhet të ngutesh në futboll. Ishte ide e mirë rikthimi i tij te Real Madridi që tani, sepse ka kohë të vlefshme për vëzhgim.

Ka një shans të madh për të analizuar dhe përgatitur sezonin e ardhshëm. Unë do të thoja se Zidane dhe Reali janë si “martesa e përsosur”, ato janë bërë për njëri-tjetrin, prandaj jam i sigurt se do të funksionojnë përsëri”. 

Related posts

LeBron James: Për të ardhmen time do të vendosë familja

Sadik.Autor

E BUJSHME/ TALENTI SHQIPTAR po bën NAMIN në Gjermani, gati t’i bashkohet Bayernit

Isa.Autor

PARA SUPERSFIDËS/ Portieri, Hugo Lloris: Unë besoj se kemi mundësi të kualifikohemi, ja si mund ta ndalim…

Isa.Autor

Leave a Comment