Futboll Seria A Sport

KUSHTON 100 MILIONË EURO/ Juventusi “fut në rreth” një kampion bote

N’Golo Kanté nuk është hera e parë, që  futet në radarët e Juventusit, në kuadrin e përforcimeve me yje të bardhezinjve. Sipas “Tuttosport”, mesfushori francez nuk është një nga ato lojtarë, që nuk mund të transferohet. Eshtë logjike që çmimi prej rreth 100 milionë eurove të konsiderohet normal për një nga lojtarët kryesorë në rolin e tij, i cili ka humbur “terren” në qendër të mesfushës së bluve të Londrës me shkuarjen aty të Jorginho.

Po ashtu, kampioni i botës me Francën është pjesë e listës së dëshirave të Zinedine Zidane, që së fundi u kthye në stolin e Real Madridit. Isco duket i destinuar të rikthehet në formacionin titullar me ardhjen e “mentorit” të tij të vjetër në stol, ndryshe nga Marcelo, jo i bindur për qëndrimin e tij në Spanjë.

Përveç Kante, bardhezinjtë kanë “shënjestruar” edhe një tjetër francez, yllin e PSG, Kylian Mbappe, objekt dëshire i presidentit Andrea Agnelli. Le të mos harrojmë se Ramsey do të mbërrijë në mesfushën bardhezi, tashmë i siguruar si transferim i lirë. Largimi i Khedira dhe Pjanic nga Juventusi nuk duhet të përjashtohet, madje edhe më shumë, nëse Kanté do të mbërrinte në Torino.

Related posts

TEUTA NIS FAZËN PËRGATITORE/ Skuadra bregdetare do të vijojë stërvitjet në qytetin e…

Delo.autor

HUNGARI-SHQIPËRI/ Pritet të zhvillohet në “Puskas Arena”, ja statistikat interesante mes dy kombëtareve…

Delo.autor

E FUNDIT/ Aubameyang iu nënshtrohet testeve mjekësore te Arsenal

Q.Autor

Leave a Comment