Futboll Seria A Sport

“NDËRHYN PËR TË…”/ Ministri tifoz i Milanit ndihmon ultrasit e Interit përpara derbit

Derbi i Milanos është gjithmonë një reklamë për të gjithë botën, por pa koreografitë e bukura, duket sikur mungon vitrina. Pikërisht për këtë arsye, ka qenë ndërhyrja e Ministrit të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, tifoz i çmendur i Milanit, ajo që ka zhbllokuar një situatë aspak të lumtur për Curva Nord, tifozerinë e organizuar zikaltër.

Curva Nord, në fakt, kishte lajmëruar në një komunikatë për shtyp se nuk do të paraqiste asnjë banderolë apo koreografi, pasi Osbervatori i Mbikqyrjes, kishte thënë “jo” për futjen në stadium të një koreografia dedikuar ultrasit të Vareses, Daniele Belardinelli, i thërritur shkurt Dede, që humbi jetën më 26 dhjetorin e shkuar në përplasjet mes tifozëve përpara Inter-Napoli. “Dede” dhe “miqtë mbeten përgjithmonë” janë mesazhet që do të përcillen.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Teuta, Nis takimi në Elbasan. Ndreu surprizon me një lëvizje para ndeshjes

Delo.autor

BËN PARASHIMIN PËR TË ARDHMEN E “PLESHTIT”/ Gazetari i njohur spanjoll: Messi bën gati valixhet nëse…

Delo.autor

GOL NË 6 KONTINENTE/ Ish-futbollisti i Milanit futet në histori (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment