Futboll La Liga Sport

LËSHOHET BOMBA NGA SPANJA/ Griezmann largohet nga Atletico, ka firmosur që tani tek…

Në Spanjë prej muajsh diskutohet për të ardhmen e sulmuesit Antoine Griezmann dhe ylli i Atletico Madridit duket se po mendon seriozisht largimin, pas një tjetër sezoni pa trofe me Atletico-n, që u eliminua në mënyrë të hidhur nga Juventusi në Champions League.

Kampioni i botës nuk ka lëshuar asnjë deklaratë ku jep sinjale largimi, por ndërkohë zërat për transferim te Barcelona sa vijnë e shtohen.

Tani edhe ish-futbollisti i njohur i Monaco e PSG, Jerome Rothen, lëshon një deklaratë të bujshme, duke e bërë të kryer transferimin e bashkëkombasit të tij te Barcelona.

“Ju siguroj që Barcelona ka kryer punë, e ka Griezmann në dorë”, tha Rothen për RMC, të mërkurën, ndërsa një ditë më pas konfirmoi gjithçka kishte thënë, duke folur sërish në radion franceze.

“Burimet e mia zakonisht janë shumë të mira, më thonë që Griezmann dëshiron të largohet. Barcelona nuk e zyrtarizon dot që tani, por do ta shihni në korrik”, tha ish-futbollisti i kombëtares franceze.

“Natyrisht, Barça nuk do presë deri në qershor për të nisur bisedimet, sepse në merkato gjërat mbyllen që në shkurt-mars. Verën e shkuar Griezmann qëndroi me dëshirë tek Atletico, por loja mbrojtëse e Simeones dhe mungesa e trofeve e kanë lodhur”.

Related posts

E FUNDIT/ Juventus humbet një tjetër titullar për sfidën ndaj Milan, rezulton pozitiv me COVID-19…

Delo.autor

Bëhet milioner vetëm me 50 cent (FOTO)

Q.Autor

KONSIDEROHET SI “SAN SIRO 2″/ Dy klubet kanë firmosur memorandumin për të ndarë një stadium të ri

Isa.Autor

Leave a Comment