Futboll Seria A Sport

ZBULON EPISODET E SË KALUARËS DHE OBJEKTIVAT/ Marotta: Është e vërtetë që CR7 e doja tek…

Ronaldo, Icardi, Inter dhe objektivat e së ardhmes.

Giuseppe Marotta ka  prekur shumë tema gjatë evenimentit “il Foglio a San Siro”, duke ripërshkuar episode të së kaluarës, tashmes dhe duke hedhur shikimin edhe drejt së ardhmes.

“Nuk është e vërtetë se nuk e doja CR7-ën tek Juventus, – ka thënë drejtori ekzekutiv i  zikaltërve. – Është një kampion i madh, i aftë të udhëheqë ekipin. Pasi i paraqitëm një Plan A dhe një Plan B, Agnelli tha se operacioni ishte i përballueshëm dhe kishte të drejtë. Unë nuk mund të vendosja”.

Në lidhje me çështjen Icardi: “Një nga cilësitë që i njoh vetes është diplomacia. Në këtë rast kam kërkuar të qetësoj gjakrat për të mirën e të gjithëve. Në një klub ndodhin disa gjëra që nuk mund të bëhen publike, – ka vazhduar Marotta. – Vendimet duhen marrë me përgjegjshmëri dhe ne nuk donim të ndëshkonim askënd. Detyra e klubit është të mbrojë trajnerin dhe skuadrën”.

Në lidhje me objektivat e Inter-it: “Jeta është një sfidë e bukur, lumturinë e arrijmë duke vendosur disa objektiva. Edhe unë kam një me Inter-in, për këtë arsye e bëj punën time me pasion dhe dua t’i ndihmoj zikaltrit të kthehen te fitoret”.

“Nëse kanë munguar në këto vite, kjo do të thotë se ka patur disa probleme. Gjithsesi, tani klubi është përforcuar, Suning ka dëshirë të arrijë lart. Jo vetëm për sa i takon aspektit ekonomik, por edhe fitoreve”.

Related posts

“EURO 2020″/ Spektakël në “Gazprom Arena”, bomberi Lewandowski bën heroin dhe ndëshkon Suedinë (VIDEO)

Delo.autor

I KUNDËRPËRGJIGJET MESFUSHORIT PJANIC/ Koeman: Më pyesnin çfarë nuk shkonte tek ai, ja pse dështoi me ne

Delo.autor

BARAZIM ME GOLA/ Real Sociedad ndan pikët me Atletico Madrid dhe rimerr kreun

Delo.autor

Leave a Comment