Futboll Seria A Sport

MBIEMRAT POLAKË VËNË NË VËSHTIRËSI ITALIANËT/ Mbrojtësi i Sampdorias: Asnjëherë nuk ma shkruajnë …

Mbiermat polakë vënë gjithnjë në vështirësi italianët: Tifozët e gazetarët, që kanë vështirësi si për t’i thënë ato emra në mënyrë korrekte ashtu dhe për t’i shkruar. Mbrojtësi i Sampdoria, Bartosz Bereszyński, në një intervistë për mediat e vendit të tij, tha se në Itali asnjëherë nuk ia shkruajnë emrin saktë në gazeta.

“Nuk kam parë askënd në Itali që ta thotë apo ta shkruajë mbiemrin tim në mënyrë të saktë. Madje në një artikull, mbiemri im ishte shkruar 3-4 herë gabim, gjithnjë në mënyra të ndryshme. Më vjen të qesh kur shoh këto gafa. Në fillim më vinte inat, por tani jam mësuar nga kjo situatë”, tha 26-vjeçari Bartosz Bereszyński, prej 2 sezonesh në Serinë A (59 ndeshje me fanellën e Sampdoria).

Related posts

Chelsea mendon për merkaton e verës, ‘piketohet’ talenti i Realit

Q.Autor

BARE NIS KAPITULLIN E RI ME ESPANYOL/ Mesfushori i Shqipërisë debuton me fitore

Delo.autor

Igli Tare vendos çmimin për Milinkoviç

Q.Autor

Leave a Comment