Futboll Sport

SHUMË KLUBE E KËRKJONË TALENTIN E AJAXIT/ Matthijs de Ligt zbulon: Ja klubi i së ardhmes…

Interesi i Barcelona-s për talentin e Ajax Matthijs de Ligt dihet tashmë, por edhe Bayern Munich po ndjek prej kohësh 19-vjeçarin.

Gazeta spanjolle Sport raporton se bavarezët kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e kapitenit të Ajax.

Shifra e cila do të largonte qendërmbrojtësin nga klubi holandez thuhet të jetë rreth 60 milionë euro.

Vetë lojtari, nëpërmjet një bisede me gazetarët, ka lënë të kuptohet se ai mund të transferohet te Liverpool, aty ku luan partneri i tij i kombëtares holandeze, Virgil van Dijk.

“Van Dijk është një lojtar që ka grumbulluar shumë eksperiencë në kampionatet kryesore.”

“Ai më ka ndihmuar shumë te Holanda. Patjetër që mund të ndodhë që të luajmë së bashku edhe në të njëjtin klub.”

Related posts

STUDIMI/ Ylli i NBA-së me numrin më të madh të mesazheve fyese në “Twitter”, në listë dhe Ronaldo. Ja renditja…

Delo.autor

PAMJET/ Lojtarët e Gallatasaraj rrihen mes tyre gjatë ndeshjes dhe njëri merr të kuq… me VAR

Delo.autor

Botërori 2018/ FIFA ka një shqetësim të madh për shitjen e biletave

Sadik.Autor

Leave a Comment