Moto GP

MOTO GP-“BOTËRORI 2019″/ Ja parashikimet e bastexhinjve për pilotët

Pas një jave do të nisë Botërori 2019 në Moto GP, një sezon që parashikohet i fortë pas disa ndryshimeve që kanë ndodhur te pilotët. Por kush është favoriti kryesor për të triumfuar këtë sezon? Sipas bastexhinjve, piloti spanjoll Marc Marquez me Honda, kampion në fuqi, mbetet favoriti kryesor. Ai kuotohet me 1.70 nga bastexhinjtë.

Pas tij, me 5.50 kuotohen dy pilotë njëkohësisht, Andrea Dovizioso me Ducati dhe Jorge Lorenzo me Honda. Lorenzo u largua nga motori italian për të pilotuar atë spanjoll dhe mendohet të jetë një rival i fortë për titull. Vetëm i katërti është Valentino Rossi, që kuotohet me 9.00 nga bastexhinjtë, njësoj si shoku i tij i skuadrës te Yamaha, Maverick Vinales.

Related posts

MOTO GP/ Mbyllet me dominimin e Mark Markez në Franë, vetëm vendi i pestë për Rosin

Delo.autor

Crutchlow dominon testet në Tajlandë, Rossi i feston ditëlindjen në pistë

Q.Autor

MOTO GP/ Yamaha nxjerr “jashtë loje” Rossin, investon te talenti francez…

Delo.autor

Leave a Comment