Futboll Sport

LLOGARITË E GRUPEVE/ Nga Kosova tek Gjermania, ja si kualifikohen ekipet për në “EURO 2020”

Sot do të nisë turi i parafundit i eliminatoreve të “Euro 2020”, me vetëm 6 skuadra që kanë nisur të bëjnë planet për turneun e verës së ardhshme.

Por nëse Belgjika, Italia, Polonia, Rusia, Spanja e Ukraina i kanë prerë biletat, grupet dhe 180 minutat e fundit të ndeshjeve pritet që të dhurojnë jo pak surpriza deri në fund. Situata e plotë e çdo grupi vijon si më poshtë:

GRUPI A 

 Anglisë i mjafton një barazim ndaj Malit të Zi për t’u kualifikuar ose nëse Kosova humb me Çekinë.

– Çekia kualifikohet nëse mund Kosovën.

– Kosovës i duhet një fitore ose një barazim për të mbajtur hapur shpresat për kualifikim.

– Mali i Zi dhe Bullgaria nuk kanë shpresa, por këta të fundit mund të provojnë kualifikimin nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve.

GRUPI B 

– Ukraina është kualifikuar si fituese e grupit.

Ukraina

– Portugalia kalon nëse fiton me Lituaninë dhe Serbia nuk fiton me Luksemburgun. Portugalia ka një shans edhe nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve.

– Serbia nuk avancon dot, nëse barazon apo humbet me Luksemburgun dhe Portugalia fiton me Lituaninë. Serbët kanë gjithsesi një shans nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve.

– Luksemburgu dhe Lituania s’kanë shanse për kualifikim.

GRUPI C 

– Holandës i mjafton edhe një barazim ndaj Irlandës së Veriut për t’u kualifikuar, por ka një shans edhe nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve, në rastin më të keq.

Holanda

– Gjermania mund të kualifikohet me një fitore kundër Bjellorusisë, ose nëse Irlanda e Veriut nuk fiton ndaj Holandës.

– Gjermania mund të kualifikohet edhe nëse barazon me Bjellorusinë, por nëse Irlanda e Veriut mundet nga Holanda.

Gjermania5

– Irlanda e Veriut duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Holandës për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Në rastin më të keq ka një shans nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve.

– Bjellorusia nuk ka mundësi të kualifikohet nga grupi, por ka një shans nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve.

– Estonia është jashtë “Euro 2020”-ës.

GRUPI D 

– Irlanda nuk mund të kualifikohet apo të eliminohet në këtë raund.

danimarka

– Danimarka mund të kualifikohet nëse fiton me Gjibraltarin dhe Zvicra humb me Gjeorgjinë. Në rastin më të keq ka një shans nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve.

– Zvicra mund të kualifikohet nëse fiton me Gjeorgjinë dhe Danimarka humb me Gjibraltarin. Në rastin më të keq ka një shans nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve.

– Gjeorgjia nuk ka shanse kualifikimi nëpërmjet grupeve, por do ta provojë nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve.

– Gjibraltari është jashtë “Euro 2020”-ës.

GRUPI E 

– Kroacisë i nevojitet një barazim ndaj Sllovakisë për kualifikimin.

Kroacia

– Hungaria dhe Sllovakia nuk mund të kualifikohen, por as të eliminohen në këtë raund. Sllovakët gjithsesi kanë një shans nga “playoff”-et e Ligës së Kombeve, në rastin më të keq.

– Uellsi nuk mund të vazhdojë më tej nëse humb në Azerbajxhan, por në rastin më të keq ka një shans nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve.

– Azerbajxhani është jashtë “Euro 2020”-ës.

GRUPI F 

– Spanja është kualifikuar. I duhet një pikë me Maltën për ta mbyllur e para.

sPANJA

– Suedia mund të kualifikohet duke mundur Rumaninë. Në rastin më të keq ka një shans nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve.

– Norvegjia mbyll shanset e saj për kualifikim nga grupi nëse nuk fiton ndaj Ishujve Faroe dhe nëse Rumania me Suedinë nuk e mbyllin në barazim. Ka gjithsesi një shans nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve.

– Ishujt Faroe dhe Malta janë jashtë “Euro 2020”-ës.

GRUPI G 

– Polonia është e kualifikuar. Nëse mund Izraelin, e mbyll e para.

– Austria kualifikohet nëse merr një pikë ndaj Maqedonisë së Veriut.

– Maqedonia e Veriut është e dënuar të fitojë nëse kërkon të mbajë gjallë shpresat. Përndryshe ka një shans nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve.

– Sllovenia do të mbetet jashtë nëse nuk mund Letoninë ose nëse Austria shmang humbjen me Maqedoninë e Veriut.

– Izraeli duhet ta shmangë humbjen me Poloninë ose Austria shmang humbjen me Maqedoninë e Veriut. Ka një shans edhe nga “playoff”-et e Ligës së Kombeve.

– Letonia është jashtë “Euro 2020”-ës.

GRUPI H 

– Turqisë i mjafton një pikë ndaj Islandës për t’u kualifikuar.

bleus-france-andorra

– Franca kualifikohet nëse fiton ndaj Moldavisë ose Islanda nuk fiton ndaj Turqisë.

– Islanda duhet të fitojë me çdo kusht me Turqinë për të mbajtur gjallë shpresat nga grupi ose në rastin më të keq ka një shans nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve.

– Shqipëria, Moldavia dhe Andorra janë jashtë “Euro 2020”-ës.

GRUPI I 

– Belgjika është kualifikuar, ndërsa i nevojitet vetëm një pikë ndaj Rusisë për të fituar grupin.

belgjika

– Rusia është kualifikuar. Qiproja, Skocia, Kazakistani dhe San Marinoja janë jashtë “Euro 2020”-ës, ndonëse britanikët kanë ende një shans nga “play-off”-et e Ligës së Kombeve.

GRUPI J 

– Italia është kualifikuar, madje edhe si e parë e grupit.

italia

– Finlanda do të kualifikohet me një fitore ndaj Lihtenshteinit ose nëse Bosnja nuk arrin të fitojë me çdo kusht ndaj Italisë.

– Bosnjë-Hercegovina duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Italisë për të mbajtur shpresat gjallë nga grupi ose ka një shans nga “playoff”-et e Ligës së Kombeve.

– Armenia s’do të ketë shanse për kualifikim nëse nuk mund Greqinë ose Finlanda mposhtet me Lihtenshteinin.

– Greqia dhe Lihtenshteini janë jashtë “Euro 2020”-ës.

Related posts

Zbulohen formacionet: Lazio – Milan. Strakosha… (FOTO)

Q.Autor

“GARDIANI” FESTOI NDESHJEN E TIJ TË 200-TË/ Barcelona kërkon me çdo kusht të mbajë Ter Stegen

Delo.autor

Messi urdhëron Barcelonën të shpenzojë 50 milionë euro për…

Sadik.Autor

Leave a Comment