Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Liverpooli festoi largimin e Coutinhos tek “Katalanasit”, ja pasojat

Drejtueit e Liverpool raportohet të kenë festuar maksimalisht të ekzaltuar për transferimin e brazilianit Philippe Coutinho te Barcelona. Tashmë Coutinho është rikthyer në qendër të merkatos, kur ka kaluar vetëm pak më shumë se një vit nga transferimi shumë i kushtueshëm te katalanasit, me Manchester United dhe Chelsea që mendohet se po gjurmojnë brazilianin.

Asaj kohe, Liverpool luftoi dhëmb më dhëmb për të mbajtur Coutinhon në “Anfield Road”, por në fund iu dorëzua vullnetit të vetë futbollistit që u transferua në Spanjë në janar të vitit 2018.

Barcelona pagoi jo pak por plot £142milionë për fantazistin dhe sipas pretendimeve të gazetës spanjolle “Sport”, drejtuesit e Liverpool ishin euforikë dhe festuan kur u arrit marrëveshja finale me gjigantët e Spanjës. Liverpool ishte i lehtësuar dhe lumturuar që arkëtonte aq shumë para në këmbim të Coutinho.

Sipas të njëjtit burim, edhe vetë trajneri Jurgen Klopp ishte i gëzuar të largonte. Ndonëse Klopp mediatikisht mbajti shumë strikt figurën e një tifozi të Coutinho, privatisht mësohet se ishte i mendimit që 26-vjeçari nga Brazili nuk përputhej me stilin e tij të lojës.

Related posts

Botërori në alarm, Hackersat “shesin” bileta me çmime të lira

Sadik.Autor

Frank Lampard: Arsenal duhet të marrë Diego Simeone-n

Sadik.Autor

Flamurtari pret TIRANËN në shtëpi, Ilir DAJA “qan” dy futbollistët kryesor

Isa.Autor

Leave a Comment