Futboll Sport

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Ish-trajneri Klinsman: Anglia ishte më kërkuese në fushën e lojës dhe…

Ish-trajneri i kombëtares gjermane, Jurgen Klinsman, ish-mesfushori Mikael Balak dhe Mehmet Sholl komentuan humbjen 2-0 të Gjermanisë ndaj Anglisë duke thënë se skuadra gjermane i kishte të gjitha mundësitë për ta fituar ndeshjen nëse do të tregohej më e saktë.

JURGEN KLINSMAN – “Anglia ishte më kërkuese në fushën e lojës dhe kërkoi golin me më shumë qetësi. Ata pritën momentin e tyre dhe shënuan në kohën më të mirë. Gjermania vuajti, edhe pse kishte rastin për të barazuar me Mylerin. Në fund ishte një fitore e merituar e “Luanëve” të cilët tani janë një nga favoritët për të fituar turneun”.

Mikael Balak – “Ishte një ndeshje që mund të kishte shkuar ndryshe nëse Tomas do ta dërgonte topin në rrjetë, por nuk mund të themi që anglezët vodhën gjë pasi në fund fitorja ishte e merituar. Ata luajtën me një dëshirë të madhe për të fituar”.

MEHMET SHOLL – “Mund të kishim bërë më mirë, disa lojtarë nuk hynë kurrë në lojën e tyre. Nëse kërkon të fitosh një ndeshje të tillë duhet të jesh në ditën tënde më të mirë. Rasti i Mylerit? Të gjithëve mund t’u ndodhë. Tomas goditi në mënyrën e duhur, edhe pse në fund ai që mungoi ishte fati. Gjithsesi, mund të themi se ardhmja e kësaj skuadra është premtuese”.

Related posts

TIRANA-KUKËSI/ Kuper mposht portierin Lika dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Teuta godet në merkato, kampionët prezantojnë ish-mesfushorin e Tiranës…

Delo.autor

Rrëfimi PREKËS i Xherdan Shaqirit: S’kisha para as për stërvitje

Isa.Autor

Leave a Comment