Futboll Sport

NDESHJA ME EKIPIN KOMBËTAR/ Ja dëmtimi i frikshëm i lojtarit të Serie A… (FOTO)

Jo vetëm Cristiano Ronaldo. Ndeshja me ekipin kombëtar ka shënuar një tjetër “viktimë” nga Serie A. Fjala është për suedezin e Sampdorias, Albin Ekdal, që do të mungojë në ndeshjen e së shtunës mbrëma, kundër Milanit.

Mesfushori u detyrua ta lërë fushën pas rreth një ore lojë, në kualifikuesen Norvegji-Suedi (3-3), për shkak të prerjes së thellë në gju. Ekdal, i intervistuar në fund të sfidës nga “STV Sport”, nuk e fshehu seriozitetin e dëmtimit, duke frikësuar Sampdorian:

 “Unë kam dy lëndime të dukshme në gju. Mjekët e kombëtares e hapën pak plagën dhe kuptova se çfarë kishte ndodhur. Shpejt më qepën në dy vende, plaga ishte e hapur, mund ta shihje mishin dhe gjakun…

Tani të shohim. Sa kohë më duhet për t’u shëruar, nuk kam asnjë ide. Eshtë herët, do të kthehem te Sampdoria (sot), pastaj do ta analizojmë situatën. Mendoj se do të mos luaj dot për një, ose dy javë”.

Në këtë rast, sigurisht, Ekdal do të humbasë ndeshjen kundër Milanit dhe do të ishte në rrezik të madh për transfertën e mesjavës së ardhshme në Torino.

Related posts

SUPER DUELI JUVENTUS-AJAX/ Van Basten bën parashikimin: Ja rezultati dhe skuadra që kualifikohet

Delo.autor

THYEN HESHTJEN TEK ARSENAL PAS INCIDENTIT/ Xhaka u kërkon ndjesë tifozëve: Ju tregoj pse erdhi reagimi im

Delo.autor

ZBULON KLUBIN E TIJ TË ARDHSHËM/ Balotelli: Ekipi i vetëm për të cilin do luaja…

Delo.autor

Leave a Comment