Futboll Sport

PAS KRITIKAVE TË ASHPRA PËR SIMULIMET/ Neymar: Kur humb Brazili, pesha bie mbi…

Neymar ka thënë në një intervistë për programin “Esporte Espetacular” se është ekzagjëruar me fajësimin e tij për paraqitjen e dobët me Brazilin, në Kupën e Botës së Rusisë: “Mendoj se ishte një fajësim i ekzagjëruar ndaj meje, por e dija se do të ndodhte kështu, si gjithmonë. Ka qenë kështu gjatë gjithë karrierës sime, apo jo?“

Numri 10 i PSG-së tha gjithashtu se, pas kritikave të ashpra që kishte marrë për simulimet në këtë Botëror, u ndal për të analizuar çdo gjë: “Unë fillova të shoh të gjitha ndeshjet e mia në Kupën e Botës dhe mendova: a jam me të vërtetë simulues? E di mirë se kur humb Brazili, pesha bie mbi supet e mia.

Unë mendoj se ekzagjërimi ishte shumë i madh jo vetëm me mua, por edhe me Fernandinho. Ai u qortua gjithashtu në një mënyrë që… nuk mund ta kuptoj”.

Related posts

Nuk shënoi/ Kjo është nota befasuese e Messit dhe ‘yjeve’ të tjerë të Barçës

Isa.Autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Prishen planet e Dinamos, titullari shfaq probleme shëndetësore. Ja emri…

Delo.autor

DËSHTON SËRISH LAMPARD/ Everton mposht “Blutë e Londrës” në “Goodison Park”

Delo.autor

Leave a Comment