Futboll Seria A Sport

NUK ËSHTË MË “I PAPREKSHËM”/ Coutinho pranë rikthimit në Itali, ja klublet që e kërkojnë

Juventus po mendon të rikthejë në Serinë A sulmuesin brazilian Philippe Coutinho. I lënë në stol shumicën e kohës këtë sezon, sulmuesi 26-vjeçar nuk është më i paprekshëm, madje klubi katalanas po mendon ta shesë. Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, mes skuadrave që janë futur në garë për të marrë brazilianin është edhe Juventus.

Klubi bardhezi është duke diskutuar në lidhje me koston që mund të ketë ky transferim, duke qenë se Barcelona nuk pranon ta shesë nën 100 milionë euro. Një shumë disi e lartë duke parë që ai nuk luan rregullisht me Barcelonën, që e bleu lojtarin në janarin e 2017-ës për 140 milionë euro nga Liverpool. Coutinho është parakaluar në hierarki edhe nga francezi Ousmane Dmbele, që formon treshen e sulmit bashkë me Messi e Suarez.

Me fanellën “blugrana”, sulmuesi ka realizuar 12 gola në 42 ndeshje, por fama e tij ra ndjeshëm këtë sezon, kur trajneri Valverde e la në stol. Sipas “Don Balon”, bardhezinjtë kanë nisur kontaktet e para me Barcelonën dhe menaxherin e lojtarit, për të mundësuar transferimin e tij në Serinë A. Në këtë kampionat Coutinho ka luajtur edhe më parë, me fanellën e Interit, kur ishte ende 20 vjeç.

Related posts

TALENTI MUSIALA FIRMOS ME BAYERN DERI NË 2026/ Drejtori sportiv i klubit: Është një nga lojtarët më premtues dhe…

Delo.autor

NDESHJA PARË ME KOMBETAREN/ Sylvinho: Humbje që dhemb por ne bëmë një ndeshje me zemër

F.autor

TRAGJEDIA NË SHBA/ Vdes Kobe Bryant dhe katër personat që ndodheshin në helikopter

F.autor

Leave a Comment