Futboll Premier League Sport

NUK HEQIN DORË NGA LUKAKU/ “Djajtë e Kuq” ofrojnë çmim “stratosferik” për zëvendësuesin…

Manchester United është gati të paguajë 120 milionë stërlina për të sjellë në “Old Trafford” sulmuesin argjentinas Paulo Dybala, që luan në Serinë A me Juventusin. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, skuadra e Manchester United rrezikon të mos ketë sezonin tjetër sulmuesin belg Romelu Lukaku, ndaj është duke marrë masat për të gjetur një zëvendësues të denjë. Vendin e tij do ta zinte Dybala, që tek Juventusi nuk ka patur shumë hapësira këtë sezon.

Drejtuesit e United kanë mbetur të mahnitur nga sulmuesi argjentinas në ndeshjen që bardhezinjtë zhvilluan disa muaj më parë në “Old Trafford” në Champions League. Ndaj janë gati t’i ofrojnë një rrogë të majme, ndërkohë që paratë do të vijnë nga shitja e Lukaku, që synon të largohet. Sulmuesi belg, pas largimit të Jose Mourinho, ka përfunduar shpesh në stol me trajnerin Solskjaer, ndaj po sheh për alternativa më të mira.

Juventusi është gati të hyjë në bisedime me çdo klub që ofron një shumë të mirë për Paulo Dybala dhe nëse United konfirmon shifrën e 120 milionë stërlinave bisedimet mund të mbyllen shumë shpejt. Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të mira, madje mund të synohet edhe një shkëmbim “kokë më kokë” mes dy sulmuesve. Lukaku ka deklaruar disa herë që i pëlqen të luajë me Juventusin dhe të ketë si partner Cristiano Ronaldo.

Related posts

“NUK JAM NJË DIKTATOR”/ Arteta dhe rasti i Aubameyang: Ja çfarë kërkoj unë

Delo.autor

Spalletti: Icardi nuk luan, Lautaro duhet të bëjë kujdes me fanellën

Delo.autor

Çudia në Angli, një ekip me 100 pikë nuk shpallet dot kampion

Sadik.Autor

Leave a Comment