Futboll Sport

REVOLUCION TEK KOMBËTARJA GJERMANE/ Këta janë 6 kandidatët e Joachim Low për prapavijën (FOTO)

Me përjashtimin e Mats Hummels dhe Jerome Boateng, trajneri i Gjermanisë Joachim Low kërkon të revolucionojë prapavijën.

Ditën e martë, Low ka lajmëruar se nuk do të grumbullojë më në kombëtare dy qendërmbrojtësit e Bayern Munich. Lothar Matthaus e kupton vendimin e tij.

“Ata nuk ishin në të  njëjtin nivel si katër vite më parë. Ata kanë eksperiencën, por shpejtësia i ka lënë,” shprehet eksperti për Sky Sport.

Low e ka mendjen tek Euro 2020 dhe tani duhet të aktivizojë dy lojtarë të rinj në dy pozicionet e qendërmbrojtjes gjatë kualifikueseve në mënyrë që të fitojnë eksperiencën e duhur dhe të jenë gati për turnetë madhorë.

Cilët do të jenë pasardhësit e Hummels dhe Boateng?

23-vjeçari Niklas Syle është kthyer në titullar gjatë sezonit të dytë te Bayern. Tashmë në kampin bavarez qëndron pyetja se cili mes Hummels dhe Boateng do të rreshtohet përkrah tij në prapavijë?

Antonio Rudiger i Chelsea-t është i fortë në dyluftime, i fuqishëm dhe i shpejtë. Në fakt, Rudiger i ka të gjitha cilësitë për të qenë një titullar te Gjermania. Megjithatë ka mangësitë e tij, sidomos në ndërtimin e aksioneve.

Matthias Ginter i Borussia Monchengladbach cilësohet si një lojtar polivalent. Për shkak të inteligjencës së tij, ai mund të luajë edhe në krahë, por edhe si mesfushor defensiv.

Thilo Kehrer i Paris Saint-Germain është një alternativë e re dhe e freskët për Joachim Low. Ish-lojtari i Schalke 04 aktivizohet si mbrojtësi i djathtë dhe qendror nga Thomas Tuchel te PSG.

Jonathan Tah i Bayer Leverkusen është 1,95 cm i gjatë dhe 97 kg i rëndë. 23-vjeçari sjell një prezencë të madhe në prapavijë. Edhe eksperienca nuk i mungon, ai ka kryer 115 ndeshje në Bundesliga.

Niklas Stark i Hertha BSC është një tjetër kandidat interesant, megjithëse akoma nuk ka kryer asnjë ndeshje me kombëtaren. Te Hertha ama është kthyer në një lojtar kyç.

Related posts

CHELSEA-ATLETICO MADRID/ Trajneri Simeone i beson dyshes Suarez-Joao Felix, synon kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“TIFOZËT ZIKALTËR GJEJNË FAJTORIN”/ Interi në revoltë për të larguar “kokë e krimit”

Isa.Autor

TË FRIKSHËM/ Zbulohet SUPER formacioni i MILANIT kundër Olympiacos

Isa.Autor

Leave a Comment