Futboll Sport

SHERRI TE MILAN/ Zbulohet motivi i “tërbimit” të Kessie

Zbulohet motivi i sherrit në pankinën e Milan gjatë derbit të humbur ndaj Inter. Ajo zënkë e nxehtë mes Lucas Biglia dhe Franck Kessié e ndodhur menjëherë pas daljes së këtij të fundit nga fusha në vend të Cutrone, gati sa nuk kaloi te kontakti fizik, i evituar falë ndërhyrjes së pjesës tjetër të futbollistëve dhe stafit që ndodhej në pankinë.

Referuar raportimeve të “Sky Sport”, gjithçka nisi me zhgënjimin e Kessie për zëvendësimin, ndërkohë që argjentinasi Biglia i kërkoi që të shfaqë më shumë respekt ndaj shokëve të skuadrës.

“Zëvendëismi? Në një moment të tillë të ndeshjes, mund të ndodhë që të gabosh. Kisha nervozizmin e ndeshjes dhe kisha dëshirë të fitoja. Kur dola e kapërceva pak me Lucas, tani i dhash dorën. U qartësuam. U kërkoj falje tifozëve dhe klubit. Këto 10 minuta nervozizëm nuk duhet të ndikojnë në një sezon të tërë”, sqaroi Kessie.

Related posts

PARTIZANI-FLAMURTARI/ “Demat” me 10 lojtarë, Gol dhe karton i kuq në “Selman Stërmasi” (VIDEO)

Delo.autor

DEKLRATA SEKSISTE/ CEREZO: Nuk më PËLQEN të flas për PARA, sidomos me një…

Isa.Autor

MBAPPE I SHTRENJTË DHE PËR REALIN/ Galaktikët ofrojnë para dhe dy lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment