Futboll Sport

“NUK MË MUNGON…”/ Modric: Motivimi im mbetet i njëjtë, të fitoj gjithmonë dhe ndaj kujtdo

Këto ditë mediat europiane janë fokusuar jo vetëm te kampionatet respektive, por edhe te kombëtaret. Kjo është edhe ajo, që Luka Modric dëshiron të bëjë me Kroacinë. Pas kohëve të vështira, që kaloi me Real Madridin kohët e fundit, nënkampioni i botës synon të kthehet në nivelin e mëparshëm:

“Për mua nuk është e vështirë të motivohem, pa marrë parasysh kundërshtarin që kam përballë. Dëshira ime është e njëjtë, të fitoj gjithmonë dhe ndaj kujtdo. Tani jam në kombëtare. Ne e dimë se çfarë kemi lënë prapa, me përfaqësimin e jashtëzakonshëm në Botërorit të fundit, por nuk dyshoj se qëllimi është gjithmonë për të fituar. 

Dhe në këtë rast duam të bëjmë më të mirën në kualifikueset e Kampionatit Europian. Nuk më mungon motivimi as këtu, as në ekipin tim. Ne jemi të gatshëm për të zhvilluar lojëra të mëdha. Duhet ta fillojmë mirë, sepse rezultatet e para përcaktojnë deri diku trajektoren e këtyre kualifikueseve. Nuk duhet të relaksohemi, të mbetemi me kokën pas, nga Botërori i Rusisë”.

Kombëtarja kroate do të përballet me Azerbajxhanin nesër, në kualifikuesen e parë të “Euro 2020”. Ballkanasit do të luajnë për të njëjtën fushatë eliminatoresh ndaj Hungarisë, më 24 mars. 

Related posts

TALENTI ITALIAN/ Terzeguet zgjedh pasardhësin e tij në Itali, por s’luan tek Juventus

Isa.Autor

I THEU HUNDËN KËNGËTARES/ Futbollisti i Barcelonës rrezikon 12 vite burg

Isa.Autor

BARAZIM PA GOLA/ Ndeshje dramatike. Chelsea dhe Tottenham ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment