Futboll Ligue 1 Sport

NUK NDALEN MILIONAT/ PSG synon një tjetër blerje TRONDITËSE tek Napoli. Pritet ardhja e…

Kampionët e Paris Saint Germain nuk heqin dorë nga mesfushori brazilian Allan, që luan në Serinë A me skuadrën e Napolit. Sipas mediave italiane, skuadra e drejtuar nga presidenti Nasser Al-Khelaifi është gati të paguajë deri në 100 milionë për 28-vjeçarin, që gjatë muajve të fundit është kërkuar disa herë nga trajneri Tuchel.

Në fakt, presidenti De Laurentiis për mesfushorin ka kërkuar 70-80 milionë euro, por kërkesat për Allan janë shtuar shumë kohët e fundit. Ndaj dhe ankandi për të marrë brazilianin mund ta çojë shifrën përfundimtare deri në 100 milionë euro. Shumë të cilën PSG është gati ta paguajë për të evituar konkurrencën dhe të sjellë në Paris sa më shpejt lojtarin.

Allan është lojtari i dytë 100 milionësh që mund të largohet në merkaton e verës, pas mbrojtësit senegalez Kalidou Koulibaly, për të cilin De Laurentiis pret oferta jo më pak se 130 milionë euro. Këto dy shitje do ta mbushnin plot arkën e Napolit, teksa me 200 milionë euro trajneri Carlo Ancelotti mund të nisë një revolucionin sezonin tjetër në merkato.

Related posts

E DASHURA E PORTIERIT KARIUS NUK NDALET/ Bukuroshja seksi pozon nudo mes rërës dhe rruspave (FOTO)

Delo.autor

Djali i Zidanes ‘braktis’ Spanjën, gati të bashkohet me lojtarin e Kosovës

Q.Autor

20 VJEÇARI LUAJTI 3 MIQËSORE/ Lojtari i Anglisë fiton çmimin “Talenti Irlandez i Vitit”

Delo.autor

Leave a Comment