Futboll La Liga Sport

NUK NDALET “TERMINATORI” I FUTBOLLIT/ Messi i dhuron derbin “Katalansave” dhe barazon dy legjendat (FOTO)

Barcelona ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit në La Liga pas fitores 2-0 të marrë në derbin e luajtur në shtëpi kundër Espanyol-it.

Siç tregohet edhe nga rezultati, skuadra e Valverde-s nuk e ka patur të lehtë të marrë tri pikët sot. Gjithsesi, fati i ka buzëqeshur vendasve, të cilët kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 71-të pas një autogoli të Sanchez.

Një autogol që ka ardhur pas një goditje dënimi të zgjuar të Leo Messi-t, i cili i ka siguruar fitoren ekipit të tij në minutën e 89-të me një finalizim perfekt me të majtën.

Kjo ka qenë fitorja e 334-t në La Liga e Leo Messi-t, që ka barazuar legjendat Iker Casillas dhe Andoni Zubizarreta.

Barcelona kryeson La Liga-n me 69 pikë, 13 më shumë se Atletico Madrid i vendit të dytë, që do të luajë mbrëmjen e sotme në fushën e Alaves.

Related posts

MINUTA E 55/ Momenti kur Ibrahimovic debuton për Milanin (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT/ Ekipi më i plakur dhe më i ri, ja renditja e moshës mesatare në Kategorinë Superiore

Delo.autor

UDHËTON DREJT MOLDAVISË/ Partizani njoftim zyrtar për përgjigjet e tamponave anti-COVID: Ju bëjmë me dije se…

Delo.autor

Leave a Comment