Boks Sport

KONFIRMON SUPER DUELIN/ Boksieri Joshua: S’kam asnjë dyshim, gati të përballem me Fury vitin tjetër

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (IBF, WBA dhe WBO) ka deklaruar se është gati për të zhvilluar një duel ndaj Tyson Fury (WBC), duke u dhënë fund dyshimeve se është kundër një sfide të madhe mes dy britanikëve vitin e ardhshëm.

“Unë kam thënë se nëse është Tyson Fury personi që ka titullin tjetër, atëherë ai do të jetë rivali im i radhës. Unë do të përballem me këdo që ka titujt e tjerë, nuk ka problem për mua se kush është ai. Unë dua të bëhem kampioni i padiskutueshëm i botës dhe t’i kem të gjithë titujt”, tha Joshua.

“Nuk kam asnjë arsye për të mos e zhvilluar atë sfidë apo të kem frikë nga ai. Tyson është një boksier dhe rival si gjithë të tjerët. Ai ka një titull, unë kam të tjerët, ndaj le të duelojmë se kush është më i miri”, tha Joshua në një intervistë televizive. Kjo përballje pritet të zhvillohet në maj ose qershor të 2021-shit.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ylli i Serisë A futi në sherr trajenrin Klopp me drejtuesit e Liverpool

Delo.autor

UEFA NIS KUNDËRSULMIN/ Apelon vendimin e Gjykatës së Madridit, “Super League” mbetet çështje

Delo.autor

LARGIMI NGA BARCELONA? Conte: Nuk kthehet në ar çdo gjë prek! Messi? Më parë transferohet Duomo…

Delo.autor

Leave a Comment