Futboll Sport

KRIZA NË FUTBOLL PREJ KORONAVIRUSIT/ 14 miliardë dollarë humbje, FIFA jep alarmin

Dukej se më e keqja kishte kaluar pas rihapjes së kampionateve.

Covid-19 ka goditur ashpër sektorë të ndryshëm të jetës së përditshme dhe mes këtyre edhe atë sportiv. Çdo sport ka qenë i detyruar të ndalet dhe dëmet ekonomike nuk kanë qenë aspak të ulëta, përkundrazi.

Disa muaj pas karantinës, FIFA ka dhënë alarmin duke bërë një parashikim mbi humbjet e ardhshme të federatës:

“Pandemia Covid-19 mund t’i kushtojë 14 miliardë dollarë botës së futbollit dhe ka shtyrë që tani 150 federata që t’i kërkojnë ndihmë FIFA-s”.

Këto kanë qenë fjalët e Olli Rehn, i cili po menaxhon aktualisht çështjen Covid brenda FIFA-s. Rehn ka shtuar: “Futbolli amerikanojugor ka vuajtur shumë në një kontinent që është goditur rëndë nga pandemia, edhe se në terma absolutë Europa ka pësuar më shumë humbje”.

“Më shumë se 150 federata kanë kërkuar planin e asistencës së FIFA-s, që ka në dispozicion 1.5 miliardë dollarë mes subvencionesh dhe huash”.

“Kjo ndihmë nuk është e limituar në kohë dhe synon të lejojë federatat që ta kalojnë këtë krizë afatgjatë”.

Related posts

I FIKSUAR PAS FIZIKUT/ Ronaldo i bën një dhuratë speciale vetes (FOTO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Tronditet Reali, Benzema mund të dënohet me burg (FOTO)

F.autor

MARRËVESHJA INTER-MANCHESTER UNITED/ Ndryshojnë planet për Lukakun, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment