Champions League Futboll Sport

PËRBALLJA NË ÇEREKFINALEN E CHAMPIONSIT/ Dy ish-lojtarët e “Zonjës së Vjetër” sulmojnë Drejtorin e Ajaxit: Turp të kesh!

Ciro Ferrara dhe Alessio Tacchinardi kanë fituar Champions League në sezonin 1995/96 me Juventus dhe kanë sulmuar ish-drejtorin e Ajax David Endt.

Endt ka punuar te Ajax nga 1993 deri 2013 dhe ka thënë se çerekfinalja e Ajax ndaj “Zonjës” pas shumë vitesh, do të jetë një mundësi e mirë për t’u hakmarrë,

“Gjatë asaj kohe në Romë, luajtëm ndaj një Juventus-i që më vonë doli që kishte përdorur doping, askush nuk e di të vërtetën…” është shprehur holandezi për Radio Kiss Kiss.

Dy ish-lojtarët e Juve-s kanë reaguar menjëherë nëpërmjet SportMediaset.

“Dëgjoj këto deklarata të Endt dhe mund të them vetëm se atij duhet t’i vijë turp. Turp të kesh!” përgjigjet Tacchinardi.

Ndërsa Ferrara ka komentuar: “Dua të theksoj se Endt na ka ndihmuar shumë me deklaratat e tij para finales kur tha se do të ktheheshin në shtëpi me trofeun.

Ai nuk e kuptoi që ajo deklaratë na motivoi edhe më shumë.”

Related posts

KUPA E BOTËS 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

F.autor

PREMIER LEAGUE/ Sërish “Football Leaks”, sa shpenzuan klubet angleze për transferimin e yjeve

Sadik.Autor

Yjet e Francës nuk përmbahen as jashtë fushe, i bëjnë “namin” trajnerit në konferencë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment