Ekskluzive Futboll Shqipëri Sport

PËRJASHTIMET NGA GRUMBULLIMI I KOMBËTARES/ Thomas Strakosha nuk është I VETMI, ja rastet

Thomas Strakosha ka humbur dy ndeshjet me Turqinë dhe me Andorrën, pasi nuk mundi të udhëtojë dot drejt Shqipërisë. Mësohet se portieri kishte mbetur në trafik për për shkak të një bllokimi të rrugës nga Roma drej aeroportit të kryeqytetit italian.

Burime të besueshme deklaruan se portieri i Shqipërisë ka telefonuar menjëherë trajnerin Christian Panucci dhe e ka vënë në dijeni për vonesën. Ai i ka kërkuar ndjesë dhe i ka shpjeguar se nuk ka mundur të mbërrijë dot në kohë dhe e ka humbur avionin, duke kërkuar mirëkuptim që të vijë nesër në Tiranë. Por trajneri i Kombëtares ka qenë i prerë, duke i thënë se nëse nuk arrin në kohën e përcaktuar (19:00) në ekipin kombëtar, atëherë më mirë të mos udhëtojë fare.

Përjashtimi i Strakoshës rrezikon të trazojë rëndë harmoninë në kampin kuqezi në prag të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme. Por nuk është i vetmi rast për kampin “Kuqezi” pasi ka dhe shumë lojtarë të tjerë që janë përjashtuar për arsye të ndryshme.

Alpesport.al ju rendit lojtarët e kombëtares shqiptare që u përjashtuan nga grumbullimi për ndeshjet e mëdha Europiane dhe Ndërkombëtare.

Taulan Xhala 26/08/2017

Panucci nuk e ftoi në kombëtare mesfushorin Taulant Xhaka, të cilin shkoi ta takonte në Zvicër por lojtari nuk i doli në takim. Për këtë arsye, Xhaka jo vetëm që nuk ishte në listë, por ishte njëherësh i përjashtuar nga Kombëtarja.

Ergys Kaçe 10/08/2016

Humbja e Shqipërisë nga Spanja ka qenë e hidhur për të gjithë tifozët e Kombëtares. Mirëpo një gjë tjetër ka ndodhur para ndeshjes, teksa trajneri De Biasi dhe mesfushori Ergys Kaçe kishin pasur një debat të ashpër. De Biasi nuk ka dashur të dëgjojë për këtë gjë dhe e përjashtoi nga banka duke e dërguar ta shikojë ndeshjen nga tribunat e stadiumit “Loro Boriçi”.

Sokol Cikalleshi 28/08/2017

Christian Panucci la jashtë kombëtares Sokol Cikalleshin. Sulmuesi i kërkoi leje sepse po firmoste me një skuadër tjetër në Turqi, duke pretenduar të bashkohej një ditë më vonë me kombëtaren. Kjo nuk u tolerua nga trajneri i kombëtares, i cili e sqaroi: “Cikalleshi mund të firmoste me e-mail, mund të kryente vizitat mjekësore në Tiranë. Kombëtarja ka rregulla, Cikalleshi nuk u paraqit sot dhe kështu mbetet jashtë. Nuk lejoj askënd të bëjë si të dojë, dua disiplinë dhe sjellje të tilla nuk i toleroj. Nëse orari është sot në mesditë, i dua të gjithë aty, kombëtarja është e shenjtë”. Një deklaratë e fortë e Panuccit që ishte mjaft nervoz.

Ledian Memushaj 16/03/2018

Trajneri i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Christian Panucci bëri publike listën me lojtarët që do të grumbulloheshin për miqësoren ndaj Norvegjisë. Përjashtimi i Ledian Memushaj. Ky takim do t’i shërbejë trajnerit Christian Panucci për të parë nga afër disa lojtarë të rinj, që mund të jenë pjesë e fushatës kualifikuese për Europianin 2020.

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci bëri publike listën me lojtarët që do të grumbulloheshin për miqësoren ndaj Norvegjisë,  ku binte në sy mungesa e kapitenit Ansi Agolli. Në konferencën për shtyp, Panucci ka sqaruar se ky “përjashtim” ka ardhur për shkak të moshës së madhe të mbrojtësin kuqezi që luan me Qarabagun e Azerbajxhanit.

Ermir Lenjani 18/03/2019

Futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani, reagoi në rrjetet sociale, për vendimet e trajnerit Panuçi. Anësori i majtë që aktivizohet tek Sioni në Zvicër, u la pa ftesë për ndeshjet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorës, ndërkohë që siç shkruan vetë lojtari, është thirrur nga trajneri pas lëndimit të 3 elementëve ditën e parë të grumbullimit. Në një shkrim në rrjetet sociale, Lenjani u shpreh: “Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar.”

Kastriot Dermaku 19/03/2019

Kastrioti Dermaku ishte grumbulluar më parë gjatë Ligës së Kombeve, në Kombëtare nga trajneri Christian Panucci, por këtë herë nuk mori një ftesë, për ndeshjet e marsit ndaj Turqisë dhe Andorrës. Edhe pse forma e tij ndeshjet e fundit me Kosencën në Serinë B italiane ka qenë e mirë, qendërmbrojtësi nuk u thërrit.

Manaj, Vrioni dhe Guri

Lista e publikuar nga FSHF sa i përket përfaqësueses shqiptare ka bërë të ngrihen përsëri pikëpyetje të mëdha sa i përket përbërjes dhe emrave të përzgjedhur për të përfaqësuar fanellën kuqezi në fillimin e eliminatoreve të Euro 2020. Trajneri nuk ka marrë në konsideratë Manajn, Vrionin apo Gurin, të cilët mund të sillnin diçka ndryshe në lojën e ekipit për këto dy ndeshje në fazën ofensive.

Related posts

(FOTO) Milan, historia legjendare e epokës së Berluskonit në vitet 1986-2017

Q.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Uellsi e bën dramë ndaj Danimarkës, Bullgaria merr barazim në Qipro

Isa.Autor

Një shqiptar mes kandidatëve për t’u përballur me Tyson Fury më 9 qershor

Sadik.Autor