Futboll Ligue 1 Sport

PLAS SKANDALI NË FRANCË/ Arbitra të blerë e lojtarë të droguar, ja deklarata e bujshme

Marc Fatani, një ish-deputet dhe ish-këshillues i presidentit të Marseille, Bernard Tapie ka dalë publikisht duke e akuzuar atë se ka përdorur metoda ilegale në vitin 1990 për të fituar ndeshjet në kampionatin francez.

Në një intervistë për “Le Monde” Fatani tha: Një herë mora pjesë në një blerje arbitri, ishte një ndeshje ndaj PSG në Paris dhe ditën e nesërme shkova takova arbitrin dhe i dhashë paratë në një vend të fshehtë, për të cilin ishte rënë dakord”.

Ai shtoi se presidenti Tapie përdori një lloj droge për të destabilizuar kundërshtarët, duke ua hedhur në shishet e ujit ose në lëngjet e frutave.

Në po atë ndeshje, futbollistët kundërshtarë nuk ishin në gjendje stabël për shkak të përdorimit të drogës psikotropike, Haldol, e cila iu ishte injektuar në shishet e ujit”, zbuloi ai më tej.

Sipas Fatani, Marseille ka vjedhur dy tituj kampion ndaj Monaco, diçka që e kishte deklaruar edhe Arsene Ëenger, që asokohe ishte trajner i skuadrës nga Principata, por që nuk ishte në gjendje të sillte prova.

Ndërkohë presidenti Tapie u kundërpërgjigj menjëherë duke deklaruar: “Nëse Fratani ka blerë një arbitër, të përmendë emrin dhe të thotë kur, kujt dhe sa para dha. Nuk kam komente të tjera për të bërë”.

Related posts

Reina në teste mjekësore në Milan, problem me Donnarumman

Q.Autor

Ozil ende i lënduar, në dyshim për sfidën ndaj Chelseas

Q.Autor

Epike! Gjyqtari i Bundesligas ha ëmbëlsirën e hedhur në fushë nga tifozët e Mainzit

Q.Autor

Leave a Comment