Formula 1

ÇMIMI I MADH I BAHREINIT/ Vettel: Sakhir pistë ku çdo xhiro ndryshon nga tjetra, ja arsyeja

Gara e dytë e Botërorit 2019 të Formula 1 do të jetë ajo e Çmimit të Madh të Bahrein, që zhvillohet më 31 mars, në pistën e Sakhir. Për Ferrarin ky është një shans i mirë për t’u rikthyer te fitorja, pas zhgënjimit në garën e parë, në Australi, ku nuk arriti të ngjitet as në podium.

“Është një pistë që asnjëherë nuk është e pastër, për shkak të rërës që ngrihet nga era. Kjo bën që çdo xhiro të jetë ndryshe nga tjetra dhe kjo mund të bëjë diferencën, sidomos në provat zyrtare”, tha Vettel.

“Mjafton të mos jesh në trajektoren ideale edhe për disa centimetra dhe rrezikon të gjesh makinën në një zonë të papastër dhe gomat xhirojnë, duke humbur shumë kohë. Këtu, çdo gabim paguhet shtrenjtë”, u shpreh më tej Vettel, i katërti në Australi, dy javë më parë.

“Sezoni sapo ka nisur, por çdo garë ka rëndësi, pasi secila jep pikë për titull. Këtu në Bahrein do të kuptojmë nëse i realizuam korrigjimet, pas dështimit në Australi, ku nuk e shfrytëzuam në maksimum potencialin e makinës tonë”, tha Sebastian Vettel.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes merr vendimin surprizë para debutimit sezonal në Austri

Delo.autor

KA 5 VITE NË KOMA/ Rrëfehet PRIFTI që vizitoi Shumakerin: Ja si dukej fytyra e tij, ka për të…

Isa.Autor

Horner: Edhe Red Bulli është për titull

Q.Autor

Leave a Comment