Champions League Futboll Sport

KUALIFIKOHET UNITED/ I vjen në ndihmë Buffon, Solskjaer barazon rekordin 62 vjeçar

Manchester United ka mposhtur 3-1 PSG-në në transfertë dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League me rezultatin e përgjithshëm 3-3.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është bërë skuadra e parë në historinë e kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube që ka arritur të kualifikohet pas një humbje 2-0 të pësuar në shtëpi.

Përveç disavantazhit të dy golave, anglezët janë paraqitur në “Parkun e Princave” me 10 mungesa: 9 dëmtime dhe 1 skualifikim.

Pavarësisht këtyre vështirësive, United, i ndihmuar edhe nga gafat e dyshes Kehrer-Buffon dhe VAR-it, ka arritur të fitojë ndeshjen e kthimit 3-1. Goli i Bernat nuk i ka mjaftuar vendasve për të shmangur eliminimin e radhës në Champions League.

Heroi i ndeshjes ka qenë Marcus Rashford, i cili ka realizuar penalltinë e dhënë me ndihmën e teknologjisë në minutën e 94-t për një prekje të topit me dorë nga Kimpembe në zonën e rreptësisë.

Champions-i mbetet i mallkuar për Gianluigi Buffon, i cili është eliminuar përsëri nga një penallti në minutat e fundit, ashtu siç ndodhi sezonin e kaluar në fushën e Real Madrid-it.

Me fitoren e sotme, ekipi i Solskjaer ka barazuar një rekord 62-vjeçar. Manchester United, në fakt, ka shënuar gol në 21 transferta radhazi të luajtura në të gjitha kompeticionet, duke përsëritur ecurinë e jashtëzakonshme të bërë mes nëntorit të 1956-ës dhe shtatorit të 1957-ës.

Related posts

ZBULON DY “TË PAPREKSHMIT E KLUBIT”/ Solskjaer: Ata janë jetikë për të ardhmen tonë…

Delo.autor

MERKATO/ Juventusi pas “Kantes së ri”, klubi francez kërkon 50 milionë euro

Isa.Autor

LOJATRËT FALAS/ Njihuni me xhevahirët me parametra zero, ende të lirë

Isa.Autor

Leave a Comment