Gossip

RONALDO FESTOI SI SIMONE/ Nga Spanja kërkojnë dënimin e tij nga UEFA

Mos harroni gëzimin e Diego Simeone në ndeshjen e parë, mes Atletico Madrid dhe Juventusit (2-0). Një gjest drejtuar nga tribuna, me të vërtetë jo “fisnik”. Për këtë gjest, “Cholo” kërkoi falje, tha se nuk kishte të bënte me bardhezinjtë. Megjithatë,  një proces disiplinor u hap nga UEFA, e cila më pas zgjodhi të mos e skualifikojë trajnerin argjentinas, por ta gjobisë me 20 mijë euro.

E pra, në ndeshjen e mbrëmshme, të fituar 3-0 nga Juventusi, Cristiano Ronaldo iu përgjigj gjestit të Diego Simeone. Tripletë, kualifikim me përmbysje i bardhezinjve dhe festë e çmendur për yllin portugez. Në “harbimin” e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” u simulua, të paktën në pamje të parë, ngazëllimi i Simeone në “Wanda Metropolitano”.

Një gjest, nëse është e mundur, edhe më i dukshëm dhe i hapur, i bërë nga lojtari më i mirë i ndeshjes, tek i cili ishin të gjithë prozhektorët. Arsyetimi me mendje të ftohtë të bën të mendosh se yllin e Juventusit mund ta presë i njëjti fat si Simeone, edhe pse do të jetë e nevojshme të presim si do të procedojë UEFA.

Në Itali nuk flitet për këtë gjë, por në Spanjë theksojnë se gjesti, në disa mënyra është edhe më i dukshëm se i Simeone. Prandaj, kush e di, Ronaldo mund të rrezikojë edhe një lloj ndëshkimi ndryshe nga UEFA. Gjoba si në rastin e Simeone është e sigurt, sipas mediave spanjolle, por mund të ketë edhe diçka më shumë, ndoshta pezullim me një ndeshje. Sidoqftë, duhet të presim disa ditë për të kuptuar se si do të sillet everia europiane e futbollit, që në kompeticione të tilla, për hir të imazhit, nuk toleron aspak.

Related posts

AKUZOI YLLIN E MILANIT PËR SULM SEKSUAL/ Ja çfarë i ndodh modeles Luisa Kremleva

Delo.autor

E VESHUR ME NJË “BODY” TË ZEZË/ Partnerja e Ronaldos “çmend” ndjekësit, në pasqyrë i duket pjesa intime… (FOTO)

Delo.autor

BRUNE DHE SEKSI/ Njihuni me tifozen rumune që po i sjell fat Milanit në ‘San Siro’

Delo.autor

Leave a Comment