Futboll La Liga Sport

SOLARI LARGOHET NGA STOLI/ Ja kur zyrtarizohet trajneri i ri tek Real Madridi

Real Madrid është grumbulluar në qendrën stërvitore Valedabebas sot paradite, teksa ka zhvilluar një seancë çlodhëse pas fitores në fushën e Valadollid.

“Marca” ka zbuluar se qëndrimi i trajnerit ka qenë dyshues gjatë seancës stërvitore dhe më shumë ka qenë një përshëndetje me lojtarët e tij, pasi drejtuesit kanë vendosur shkarkimin e tij dhe do të jetë ora 18:00 e ditës së hënë që do të zyrtarizohet largimi i tij.

Ndërkohë, gazeta “Sport” ka shkuar më tej duke analizuar situatën, edhe kjo media thekson se të hënën pasdite do zyrtarizohet shkarkimi i Solarit dhe të martën do të jetë trajneri i ri që do të drejtojë seancën stërvitore.

Sipas deklaratës së gazetarit të njohur spanjoll Josep Pedrerol, do jetë Zinedine Zidane trajneri i ri. Francezi ka rënë dakord me të gjitha detajet e kontratës dhe për të do jetë një rikthim në “Bernabeu”.

Perez ia ka dalë ta bindë Zidane, pasi ky i fundit kishte refuzuar të merrte drejtimin e skuadrës tani, me arsyetimin se vetëm në fund të sezonit do të ishte i gatshëm për t’u rikthyer në punë. Por, pista Jose Mourinho e refuzuar nga lojtarët e Real Madridit, e ka detyruar presidentin Perez të arrijë marrëveshje me Zidane.

Related posts

I OFRON VETEN BARCELONËS/ Ylli sulmues i Chelseat është i gatshëm të transferohet në “Camp Nou”

Isa.Autor

Formacioni i 11 mëngjarashëve më të mirë në botë është i frikshëm

Sadik.Autor

Oblak alarmon Liverpoolin e PSG-në

Sadik.Autor

Leave a Comment