Champions League Futboll Sport

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Guardiola: Ne dëshirojmë ta ndiejmë presionin dhe të…

Askush nuk mendon ndonjë surprizë të Schalke kundër “qytetarëve”, me triumfin 3-2 të këtyre të fundit në ndeshjen e parë në Gjermani. Eliminimet e habitshme të Real Madrid dhe PSG shërbejnë si një paralajmërim, gjithsesi, ndaj këto precedentë të freskët shërbejnë si pretekst ideal për Pep Guardiola, që t’i karikojë të tijtë: Asgjë nuk është kryer dhe gjithçka mund të ndodhë. Një penallti, një gol kundër që në minutat e para…, gjithçka ndoh në futboll”.  

Manchester City është i detyruar të vazhdojë të rritet, jo vetëm në Angli, por edhe në Europë: “Ne dëshirojmë ta ndiejmë presionin dhe të jetojmë me ëndrrën, por pranojmë se ka të tjerë, që mendojnë të njëjtën gjë“. 

Dëshira për të konkuruar për titullin e Champions-it është e dukshme, sidomos pas lamtumirës së parakohshme të Real Madridit: “Ato janë skuadra më e mirë e dekadës në Ligën e Kampionëve. Real Madrid ishte favorit pët trofeun edhe këtë sezon. Tani të bardhët janë eliminuar, por kjo nuk e bën sfidën më të lehtë“.

Pep Guardiola nuk pranon të bëjë krahasime të të tijve me skuadra si Barça: Fitimi i titullit do të ishte një hap përpara, por nuk do t’i ndryshonte gjërat. Ne jemi adoleshentë në Ligën e Kampionëve”

Trajneri katalanas vlerëson çdo arritje të deritanishme të “qytetarëve”: Është një sukses kapërcimi i fazës së grupit dhe arritja në këtë raund. Mos më pyesni për më shumë, sepse puna ime është të minimizoj gabimet. Duhet të bëjmë kujdes, sepse Schalke mund të na hapë probleme në Manchester”.

Koha është që Guardiola të mbretërojë me “qytetarët” në Europë. Ai ka edhe dy vite kontratë dhe, përkundër faktit se në Angli spekulohet mbi të, Pep lë të kuptojë se do të vazhdojë më tej: Për momentin kam të nënshkruar këtë kontratë dhe nuk mendoj për asgjë tjetër. Shfrytëzoj momentin për të mohuar çdo lajm, që më lidh me ndonjë klub tjetër”. 

Related posts

NUK NDALET NË MERKATO/ Sevilla kryen transferimin e 11-të me yllin portugez… (FOTO)

Delo.autor

FORMULA 1/ U akuzua nga Bottas për manovër të gabuar, ja pse i shpëtoi dënimit Leclerc

Delo.autor

Dasmë tek Real Madridi; Sergio Ramos dhe Pilar Rubio do të martohen (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment