Futboll Seria A Sport

SUSO MUND TË SAKRIFIKOHET/ Milani mendon për anësorin e Juventusit

Megjithëse nuk po kalon momentin e tij më të mirë te kuqezinjtë, Hezus Suso është një nga pikat më të forta të skuadrës së Xhenaro Gatuzos. Spanjolli shihet si element cilësor, por që nuk është në gjendje të garantojë 50 ndeshje sezonale në nivel të lartë. Ai mund të jetë emri më i mundshëm për t’u sakrifikuar në merkaton verore, e për pasojë Milanit do t’i duhet një zëvendësues.

Nëse përfundojnë mes katër të parave në Serinë A, pasuesi i Susos do të duhet të jetë me shumë cilësi. Emri më i ri, sipas “Tuttosport”, përflitet të jetë ai i Duglas Kostës. Braziliani preferohet në Torino, por duket se ka pakënaqësi lidhur me aktivizimin. Pasi pagoi 45 milionë euro te Bajerni, “Zonja e Vjetër” po mendon ta hedhë në treg futbollistin për jo më pak se 60 milionë euro. Drejtori i Milanit, Leonardo, njihet për raportet e tij me bashkëkombësit, ndaj në këtë kontekst transferimi i Duglas Kostës te kuqezinjtë merr më shumë mundësi realizimi.

Related posts

SKANDAL/ Ylli i Premier League, viktimë e racizmit. Policia arreston tifozin 12-vjeçar

Delo.autor

CHAMPIONS/ NAPOLI pret LIVERPOOLIN: HYSAJN e gjykon arbitri “armik” i ANCELOTTIT

Isa.Autor

SFIDA NDAJ QARABAG/ Jasir Asani beson: Shanset janë 50 me 50, e ardhmja ime varet nga…

Delo.autor

Leave a Comment