Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Dy argjentinas në një marrëveshje. Juventus dhe PSG projektojnë shkëmbimin e madh

Nga Italia kanë dalë zëra së Juventus dhe PSG-ja po projektojnë shkëmbimin e madh, me Paolo Dibalën i cili do të transferohet në Paris dhe Mauro Ikardi i cili do të vijë në Torino.

Sipas ‘’La Stampa’’, Juventusi është ideatorja e këtij shkëmbimi dhe në ditën në vazhdim pritet të takohet me Wanda Narën, agjenten e Ikardit. Për Ikardin ky do të ishte një rikthim i bujshëm pasi sezone më parë është përfolur për një transferim të tij te Juventusi, por në atë kohë gjithçka u bllokua nga skuadra e tij, Interi.

Ndërsa për PSG-n, transferimi i Dibalës në Paris do t’i bënte shumë punë pasi parisienët kanë kërkuar dhe më para shërbimet e argjentinasit. Si duket goli vendimtar ndaj Napolit nuk i ka ulur gjakrat ndërmjet sulmuesit argjentinas dhe bardhezinjëve, teksa nuk kanë mundur të gjejnë dot gjuhën e përbashkët për kontratën e re e cila mbaron në qershor të vitit 2022.

Related posts

LAJM I KEQ PËR YLLIN PAS AKSIDENTIT TË RËNDË/ Sarri: Nuk do të luajë kurrrë…

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Sytë nga Zhunior, ja situata tek Partizani për sfidën ndaj “Bardhebluve”…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Kampionët bien në Moskë, Dzeko ringjall Romën

Isa.Autor

Leave a Comment