Boks MMA

PLANIFIKON DUELIN E FUNDIT PËR KAMPIONIN E BOTËS/ Presidenti i “UFC”-së: Cormier është në kulmin e karrierës së tij dhe…

Kampioni i botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse Daniel Cormier ka vendosur të duelojë sërish. Plani i tij ishte që të tërhiqej nga sporti si kampion edhe pse ka ende edhe një ndeshje për të zhvilluar për UFC-në në kontratën e tij. Sipas presidentit të UFC-së, Dana White, Cormier do të rikthehet në kafaz, duke i mbushur mendjen që të zhvillojë edhe një duel të fundit, ndaj ikonës së këtij Divizioni, Brock Lesnar.

“Bisedova dhe kuptova që më së shumti ishin njerëzit përreth tij ata që dëshironin që Daniel të tërhiqej se saj vetë ai. Cormier është në kulmin e karrierës së tij dhe në peshën e rëndë nuk është mundur asnjëherë. Njerëzit mendojnë se nuk ka më nevojë për të dueluar, por ne po mendojmë të zhvillojmë një sfidë të madhe ndaj Lesnar, ofertë të cilën Daniel e pranoi”, tha Dana White.

Related posts

2 XHUDISTETET KOSOVARE NË FINALE/ Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova sigurojnë medalje në Kinë

Isa.Autor

UFC E GJUNJËZUAR NGA KORONAVIRUSI/ McGregor thumbon Khabib: U tërhoq si pulë, jam në formë dhe gati

Delo.autor

DEKLARATA BOMBË/ Khabib: Gati të PAJTOHEM me McGregor, por preferoj të dueloj ndaj…

Isa.Autor

Leave a Comment